Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e djeshme pranë banesës së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, në Beograd. Prej të shtënave mbeti i vrarë një bos i trafikut të drogës, Aleksandar Stamenkoviç, 42 vjeç.
Ai ishte pronar i një lokali të njohur në kryeqytetin serb, Piaza del caffe, në lagjen elitare të Beogradit, Belville, ku jeton edhe kryeministri Vuçiç.
Vrasja ka ndodhur fare pranë banesës së Vuçiç. Pronari i lokalit ka qenë i njohur për policinë për ushtrim dhune dhe trafikim droge.
Ndaj tij është qëlluar 11 herë me armë zjarri.
Ekzekutimin e Aleksandar Stamenkoviç e bënë dy persona nga një motor në lëvizje derisa ai po dilte nga automjeti.
Atentatorët pasi ikën nga vendi i vrasjes, dogjën motorin.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com