Beograd, takim jozyrtar i vendeve të rajonit ballkanik

Fillon sot në Beograd një takim jozyrtar i vendeve të rajonit të Ballkanit, njoftoi Ministria e Jashtme serbe, sipas radiotelevizionit kombëtar serb, B92.

"Takimi do të ndiqet edhe nga zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Jyrki Katainen, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, përfaqësuesi special i presidencës italiane të radhës, Andrea Orizio dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanoviç", deklaroi ministria e sipërcituar serbe.
Serbia do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç dhe ai i Ekonomisë, Zheljko Sertiç. Në fund të takimit pritet një deklaratë e përbashkët.

Takimi do të ndiqet edhe nga ministri i Jashëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ai i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe ai i Ekonomisë, Fadil Ismajli.

"Ne duam që këto takime të kenë qëllime dhe përfundime dhe nuk duam të organizojmë takime pa arritjen e ndonjë marrëveshjeje", deklaroi ministri i Jashtëm serb, Daçiç.

Ky takim u ideua në konferencën për Ballkanin Perëndimor në Berlin, i zhvilluar më 28 gusht me iniciativën e kancelares gjermane, Angela Merkel, që bashkoi të gjithë politikanët e rajonit

ATSH.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?