Beogradi: Në Këshillin e Sigurimit
e mundëm Prishtinën 14:10

PRISHTINË - Beogradi merret edhe me kësi statistikash. Sipas tij, në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Beogradi e mundi diplomatikisht Prishtinën me rezultat 14:10.

Duke numëruar se cilët ambasadorë të vendeve anëtare të KS përmendën në fjalët e tyre Daçiçin e Thaçin sipas lakimit të titullit kryeministër.

Ata llogaritën që kjo ndodhi 14 herë për Daçiçin dhe 10 herë për Thaçin. Si kryeministër Thaçin e përmendën SHBA, Luksemburgu, Franca, Pakistani, Australia, Togo, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Guatemala dhe Argjentina.

Sipas numërimit të Beogradit, Thaçin nuk e quajtën kryeministër përfaqësuesit e Rusisë, të Marokut, Azerbejxhanit dhe të Kinës, por e përmendën vetëm me emër, ndërsa Daçiçit me titullin kryeministër iu drejtuan 14 përfaqësues nga 15 vende në KS. Përfaqësuesi i Ruandës nuk përshëndeti as Daçiçin, as Thaçin.

Marrë nga "Koha Ditore"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve

1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve