TIRANË, 1 Korrik /ATSH- I. Vata/-"Sfida jonë është që t'u rikthejmë qytetarëve besimin e humbur tek shërbimi shëndetësor, t'u japim atyre mbrojtjen dhe përkujdesjen e merituar shëndetësore, dhe t'u krijojmë profesionistëve kushtet e nevojshme për të shërbyer me cilësi", deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Ministri ishte i pranishëm në Ceremoninë e Hapjes së Kursit të Kualifikimit për drejtuesit e Sistemit Shëndetësor të vendeve ballkanike me temë "Menaxhimi i Institucioneve të Sistemit Shëndetësor", zhvilluar në mjediset e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" (UKZKM), në Tiranë, me pjesmarrjen e Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës dhe Kantonit të Tuzlës, Bosnje-Hercegovinë, përkatësisht, Dr. Ferid Agani dhe Alen Kameri?, si dhe Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani.
Ministri Beqaj duke folur për programin tha se "edicioni i V-të i programit të kualifikimit për vitin 2014 është një përmbushje e angazhimit të marrë qysh në takimin e dhjetor të vitit të kaluar me përfaqësuesit e Rajonit të Toskanës në Itali, si dhe Prof. Persianin nga Universiteti i Firences, ku u diskutua për të shtyrë përpara realizimin e projektit të asistencës teknike dhe formimit menaxherial, në vazhdimësinë e traditës së deritanishme të bashkëpunimit mes vendeve të Rajonit".
"Ky program, zhvillohet në vijimësi të raporteve tashmë të konsoliduara të bashkëpunimit në fushën e kujdesit shëndetësor të Rajonit të Toskanës dhe strukturave të Sistemit të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera Ballkanike,dhe ka për qëllim krijimin e një kulturë menaxheriale të përbashkët dhe me përhapje të gjerë për shërbimet shëndetësore të këtyre vendeve, të domosdoshme për këtë periudhë tranzicioni", pohoi Beqaj.
Ministri Beqaj u shprehe se "ky takim profesionistësh ndërkombëtarë dhe rajonalë të shëndetit është një dëshmi e gjallë e raporteve tashmë të konsoliduara të bashkëpunimit në fushën e kujdesit shëndetësor të Rajonit të Toskanës dhe strukturave të Sistemit të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera Ballkanike".
Duke i uruar punë të mbarë Presidencës se porsanisur Italiane të BE-së, Beqaj shprehu besimin se Kryeministri i ri dhe energjik, Matteo Renzi do të dijë t'a frymëzojë dhe udhëheqë BE-në për një fillim të ri dhe rritjen e qëndrueshme aq shumë të dëshiruar. Gjithashtu, jam i bindur, se Presidenca Italiane, si një avokate e hershme e aspiratës Europiane të popullit tim, do të vazhdojë të japë ndihmën e paçmuar në mbështetjen e vendit tim drejt konsolidimit të sistemit demokratik dhe sundimit të së drejtës në ekonomi, duke ofruar në të njëjtën kohë një kornizë vlerash referuese dhe instrumenta financiare.
Ministri Beqaj shtoi më tej se "Rajoni i Toskanës do të vazhdojë të japë mbështetjen e vetë për sistemin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, për krijimin e një sistemi indeksi kostosh të Sistemit Shëndetësor (DRG, ose Diagnosis Related Group), të ngjashëm në vendet e rajonit./a.g/
/Shqiptarja.com