TIRANE - Është organizuar sot në Ministrinë e shëndetësisë një konferencë në kuadër të ditës botërore kundër duhanit.
 
Kreu i inspektoriatit shëndetësor Eltar Deda u shpreh se që prej nisjes së aksionit deri më tani janë kontrolluar 20 mijë e 837 subjekte dhe në pjësen më të madhe të rasteve inspektorët kanë hasur në mirëkuptimin e subjekteve.

"Ne kemi mundur që të bëjmë deri më sot rreth 20 mijë e 873 inspektime dhe kemi mundur që të realizojmë që të vendosim masa ndëshkuese dhe masa adiministrative rreth 283 subjekteve," - tha Beqaj.
 
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se 1 në pesë vdekje vijnë nga duhanpirja dhe se qeveria ka marrë të  gjitha masat për frenimin e tregtimit të duhanit në rrugë të paligjshme.

"Në Shkurt jemi njohur me raportin e treguesve shëndetësorë për 2014 dhe aty përcaktohet që duhanpirja është një në tre shkaktarët kryesore të dëmtimit të shëndetit të shqiptarëve një në pesë vdekje kryesisht para jetgjatësisë mesatare vijnë nga duhani. Motoja e këtij viti nga OBSH është ndalimi i tregëtisë së paligjshme për duhanin. Prej nëntë muajsh vetëm për duhanin janë kryer 20873 inspektime, janë vendosur 283 gjoba me një vlerë 32 milion lekë apo 300 mijë dollarë," - u shpreh Beqaj.

Gjatë të gjithë javës do të ketë aktivitete të organiyuara nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të javës kundër duhanpirjes.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)