Beqaj i përgjigjet PD: Hoqa dorë nga 
 kompania ditën që u bëra ministë

Beqaj i përgjigjet PD: Hoqa dorë nga <br /> kompania ditën që u bëra ministë
TIRANË – Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i është përgjigjur në një konferencë të posaçme për mediat Partisë Demokratike e cila e akuzoi sot se ish-kompania Intech+ ku Beqaj ka qenë bashkëthemelues para se të merrte postin e ministrit, ka fituar tenderë abuzivë duke dyfishuar të ardhurat në dy vitet e qeverisjes së majtë.

Ministri tha se demokratët duan të hedhin baltë për interesat e shkelura, dhe sqaroi se ka hequr dorë nga kjo kompani në shtator të vitit 2013, menjëherë sapo u zgjodh ministër i kabinetit Rama. Beqaj theksoi se aksionet e tij ja ka shitur bashkëthemeluesit të tij dhe jo ndonjë të afërmi, praktikë që sipas tij e kanë ndjekur të djathtët.

Balta që vjen drejt meje për interesat e shkelura nuk e ndryshon dot drejtimin e duhur të reformës në drejtësi e cila do të vazhdojë si kusht i domosdoshëm për ti dhënë qytetarëve shërbimin e duhur. Ditën që u votova si ministër hoqa dorë nga aksionet e mia nga kjo komapni që nuk ja fala ndonjë të afërmi, ja shita bashkëthemeluesit të kompanisë dhe nga ajo ditë nuk kam asnjë lidhje me të”, - tha Beqaj.
 
Ministri i Shëndetësisë u shpreh se kompania Intech+ ka pasur vite edhe më të mira gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
 
Si çdo sipërmarrje edhe kompania ka pasur vite të mira dhe jo të mira, duke ju referuar shifrave të opozitës, kompania në fjalë ka pasur vite edhe më të mira kur ka qenë në qeverisje Partia Demokratike. Me aq saç ndihem keq për familjen dhe vajzën time po aq ndihem mirë për suksesin e reformës në shëndetësi”, - përfundoi ministri.

Ja fjala e plote e ministrit
Unë jam shumë i vetëdijshëm se reforma në shëndetësi dhe masat transformuese që kanë buruar prej saj, kanë prishur shumë orekse, jo pak afera klienteliste, dhe mbi të gjitha, monopole të çimentuara në vite të tëra babëzie berishiane.

Të ulësh ndjeshëm çmimet e barnave, të ofrosh kontrollin bazë falas për moshat 40-65 vjeç, apo të shkurtosh ndjeshëm rradhët e pritjes për të bërë një koronarografi nga 6 muaj në 1 muaj, të shkurtosh ndjeshëm rradhët e pritjes për të bërë rezonancë nga 3 muaj në 1 muaj, apo të ofrosh në vetëm dy vite 6 transplante veshke, nuk janë gjëra që bëhen pa shkelur interesat e disave që ishin mësuar vërtetë shumë keq.

Edhe pse duhet shumë e shumë punë, por edhe një kohë objektive që t’i afrohemi vizionit tonë për shëndetësinë shqiptare pas aq shumë vitesh korrupsion rrënues, sot ne po e vendosim në baza krejt të reja shërbimin kombëtar shëndetësor.

Por unë dua t’i siguroj të gjithë sot, se balta që vjen drejt meje prej kohësh, tanimë, si reagim për interesat e shkelura që citova më lart, nuk do ta ndryshojë dot drejtimin e duhur të reformës në shëndetësi, e cila do të vazhdojë.

Reforma do të vazhdojë si kusht i domosdoshëm për t’u dhënë shqiptarëve shërbimin e merituar dhe dinjitoz shëndetësor.

Pjesë e kësaj baltosjeje, ishte sulmi i djeshëm nga media dhe i sotëm nga Partia Demokratike mbi mua, si bashkëthemelues i një kompanie informatike në vitin 2001, me të cilën jam ndarë ligjërisht dhe moralisht në shtator 2013.

Është e vërtetë pra, që unë kam qenë themelues, bashkëaksioner dhe i përfshirë në aktivitetin e kompanisë Intech+ deri në shtator 2013. Por, është po aq e vërtetë se, ditën që u betova si ministër, unë kisha hequr dorë nga aksionet e mia në këtë kompani.

Të cilat, nuk i’a kam falur ndonjë të afërmi, siç kemi parë ta bëjnë në të shkuarën akuzuesit e mi. Aksionet e mia ia kam shitur përmes një kontrate të rregullt bashkëthemeluesit të kompanisë, dhe që prej asaj dite, nuk kam asnjë ndikim apo lidhje në punët e asaj kompanie.

Këtë shpjegim, nuk e kisha detyrim ndaj Partisë Demokratike, dhe as ndaj atyre që hedhin gurin e fshehin dorën e hakmarrjes për disa politika të drejta në këtë sektor apo të qeverisë në tërësi, të cilat prekin interesat e tyre private dhe aspak të ligjshme. Këtë shpjegim, unë e kisha detyrim ta bëj përpara publikut. 

Edhe diçka: Si çdo sipërmarrje, edhe kompania ku unë bëja pjesë deri përpara se sa të kaloja në shërbim të publikut, ka patur vite të mira, apo vite jo të mira. Por duke i’u referuar shifrave të bëra publike nga Opozita, mund t’ju them me siguri se kompania në fjalë që sot akuzohet se paska fituar shumë për shkakun tim, ka patur vite edhe më të mira, madje, në kohën që ka qeverisur Partia Demokratike.

 E di mirë që balta do të vazhdojë të prodhohet si zakonisht dhe baltosja ime apo e kolegëve të mi do të shoqërojë ritmin e reformave deri në fund, prandaj t’ju them të drejtën aq sa ç’ndihem keq për familjen e për vajzën time, po aq ndihem mirë për këtë provë të padiskutueshme të suksesit të reformës në shëndetësi.

Sa më shumë baltë prej tyre, aq më shumë nderim për punën time dhe të kolegëve të mi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'