Beqaj: Materniteti Geraldinë 100 
 mijë dollarë barna të skaduara 

 
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaron se Spitali  Universitar “Mbretëresha Geraldinë” është  keqmenaxhuar nga drejtuesit paraardhës, të cilët e kanë përdorur pajisjet e spitalit si të ishin pronë e tyre.

Sipas tij,në këtë spital pajisje me rreth 500 mijë dollarë janë jashtë përdorimit dhe barna në vlerën e 100 mijë dollarëve gjenden të skaduara.

Deklarata është bërë gjatë vizitës së tij në spital ku pa nga afër funksionimin e ECHO-s së parë 4D (4-dimensionale) në Qendrën e Shëndetit të Gruas të këtij institucioni.

“Për fat të keq, përtej fasadës, rezulton që ky spital në shumë shumë vite është keqmenaxhuar. Ne kemi këtu pajisje mjekësore me vlerë rreth 500 mijë USD që janë jashtë përdorimit dhe ende janë në inventar kontabël, sepse deri në vjeshtën e vitit 2013 nuk ekzistonte koncepti i inventarizimit në këtë spital. Në periudhën 2008-2009 ne kemi gjetur këtu barna të skaduara në vlerën 100 mijë dollarë. Këtu është një autoambulancë që prej 10 vitesh as nuk punon, as nuk kolaudohet, as nuk paguan taksa, por që deri në vjeshtën e 2013 shpenzonte karburant. Gjithashtu një sërë pajisjesh mjekësore të ardhura dhuratë, nuk janë inventarizuar kurrë, që gjë ka bërë që ata që e kanë drejtuar më parë këtë spital, ta trajtojnë si një pronë të tyre private, madje ta keqtrajtojnë si një pronë të tyre dhe t’i përdorin pajisjet që kanë ardhur dhuratë për spitalin, pra për gratë e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që trajtohen këtu, sikur ta kishin një pronë të tyren,” tha Beqaj

Për Beqajn në 20 muaj ka një ndryshim radikal të funksionimit të këtij spitali, por sidomos të shërbimeve që ofrohen në këtë spital. 250 mijë dollarë investime që janë bërë, përfshijnë inkubatorët, përfshirë laboratorët, sallat e kirurgjisë obsetrike dhe tashmë eshtë edhe një ECHO e re e cila është një teknologji e përparuar.

Ndërsa drejtori i Maternitetit “Mbretëresha Gerladinë" Bernar Nonaj, u shpreh se kjo aparaturë e re është mundësuar falë të ardhurave dytësore dhe menaxhimit të mirë të të ardhurave bërë nga stafi i këtij spitali.
b
 
 Redaksia Onilne
(al.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve