Beqaj: Mungojnë mjekët specialistë
sepse PD bllokoi 4 vjet specializimet

Beqaj: Mungojnë mjekët specialistë<br />sepse PD bllokoi 4 vjet specializimet
Opozita  u përfshinë në një debat të gjatë me ministrin e shëndetësisë Ilir Beqja, për problematikën e shëndetësisë, duke ngritur shqetësimin e mungesës së ilaçeve dhe shërbimeve në spitalet të ndryshme. Por gjithashtu ata denoncuan edhe nismën më të fundit të qeverisë për të dhënë me koncesionet gjithë laboratorët publik. Por akuzat që erdhën nga deputetja demokrate, Albana Vokshi, ministri Beqaj i hodhi poshtë duke nënvizuar se çmimi i ilaçeve është ulur ndjeshëm, ndërsa pretendimet e PD i konsideroi të pavërteta. 

Beqaj: Mungojnë 298 mjekë specialist

Teksa në Kuvend diskutohej projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se 289 mjekë specialistë mungojnë në spitalet jashtë Tiranës sepse sipas tij opozita në katër vitet e qeverisjes së saj i ka bllokuar specializimet.

Na mungojnë 298 mjekë specialist në spitale jashtë Tirane sepse ju për 4 vjet i bllokuat specializimet. Ligji është i pa plotë dhe mjekët janë në udhëkryq. Testimi i infermierëve u konfirmua nga gjykata që ishte i ligjshëm. Është e domosdoshme që në këtë projekt të plotësojmë kuadrin. Të jemi të vetëdijshëm që duhet ta zbatojmë në mënyrë uniforme si në institucionet publike dhe private shëndetësore.” - tha Beqaj.


Keta: Ministria të mos justifikohet por të gjejë zgjidhje
Në përfundim të fjalës së Ministrit Beqaj ishte ai Deputeti Demokrat Roland Keta ai që ju drejtua ministrit duke i kërkuar që të gjejë një zgjidhje për situatën dhe të lëri mënjanë justifikimet sepse ata nuk kanë asnjë rëndësi për qytetarët.

Ai solli rastin e spitalit të Bulqizës që sipas tij nuk ka mjek kirurg, duke thënë më tej se ndryshimet në ligj i ka sjellë PD-ja ndërsa qeveria e sollia ligjin ashtu siç ishte në 2009.

 “Unë dhe opozita mbështesim çdo nismë që i shërben shërbimit shëndetësor që qytetarit. Më vjen mirë që ministri e pranoi që në Bulqizë nuk ka kirurg. Është fatkeqësi që në një qytet minatorësh ku aksidentet ndodhin përditë mos ketë kirurgë. Ministri nuk mund të kthejë këtë përgjigje. Në spitalin e Peshkopisë ka 5 kirurgë dhe mund të vijnë edhe në Bulqizë. Ndryshimet në ligj i sollëm ne, se ju e sollët ligjin si e lamë ne në 2009.”­ tha Keta.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje