Ministri i Shendetesise,mIlir Beqaj në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook, ka publikuar foto per gjendjen e djeshme dhe te sotme ne spitalin efektiv ne QSUT
Tiranë, 30 Qershor /ATSH-Z.Tosku-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në faqen e tij zyrtare në rrjetin social 'Facebook', ka komunikuar se është në pritje të fillimit të projekteve për Rehabilitimin e Spitalit të Sëmundjeve të Brëndshme.
Beqaj ka publikuar edhe disa foto të cilat tregojnë gjëndjen e sotme dhe të djeshme në ambjentet e Spitalit Infektiv në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza.
Beqaj është shprehur se "puna për mirëmbajtjen sistematike dhe përmirsimin e kushteve për një shërbim mjeksor të dënjë për qytetarët do ë vazhdojë'.
Ndërkohë ai shtoi se "kemi shumë për të bërë dhe kemi plane të qarta se ku duam të arrijmë. Së bashku me stafin mjekësor, infermieror, me ekipin e mirëmbajtjes por dhe me ndihmën e pacientëve dhe familjarëve po ndryshojmë çdo ditë kulturën e shërbimit në Qendrën Spitalore më të madhe në vend"./a.g/