Me tone të forta, ish-ministri deklaroi se check-up vlerëson, komunikon dhe çon riskun te mjeku familjar, ndërsa shtoi se demokratët nuk janë në vete kur thonë se ai mat prostatën e burrave apo grave.
“Lulzim çoje kokën, ti nuk mund të merresh seriozisht, ti mbrohesh në gjykatë. Sot e kuptoj pse e gjetëm aq keq shëndetësinë. Se çfarë është check-up e ka thënë drejtoresha e OBSH. Në Gjermani ta kërkojnë dhe po se bëre të rrisin ‘prim-in’ vitin tjetër. Këtë check-up e kanë bërë profesorët më të mirë në Shqipëri. Check-up vlerëson risk, komunikon risk dhe e çon atë te mjeku familjar. A jeni në vete apo jo, nuk mat prostatë për burrat dhe s’ka si t’ua masë grave. Ju mbani përgjegjësi”, tha Beqaj.
d.c./shqiptarja.com
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)