TIRANË – Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka njoftuar sot se Qeveria sapo ka marrë vendim për fillimin e kontrollit mjekësor bazë të qytetarëve shqiptarë të moshës 40-65 vjeç pa asnjë pagesë, në të gjitha qëndrat shëndetësore të vendit, me apo pa sigurime shëndetësore.
Qytetarët, rezidentë në Shqipëri, do të njoftohen nëpërmjet mjekut të familjes. Kësisoj, sistemi shëndetësor shqiptar ndryshon drejtim: nëse më parë ai ishte i drejtuar tek sëmundshmëria, tani ai do të jetë i drejtuar tek shëndeti.
Ministri Beqaj sqaroi se vendimi për kontrollin mjekësor bazë për shtetasit 40 -65 vjeç “është hapi i parë i kalimit në drejtim të sistemit të kujdesit shëndetësor universal.
Deri më sot sistemi ka qënë i drejtuar drejt sëmundjes, ndërsa ne jemi të prirur drejt shëndetit, ndaj i ftojmë të gjithë këta shtetas të bëjnë vizitat mjekësore falas. Vizitat do përmbajnë vlerësim, këshillim, trajtim dhe ndjekje të faktorit të stilit të jetës; të parametrave fiziologjikë dhe atyre biokimikë.
Ky është një aksion i përvitshëm që do të realizohet në të gjitha qëndrat shëndetësore të Shqipërisë dhe fondet janë të garantuara për pjesën e parë.
Vendimi i qeverisë ka përcaktuar sesi do të bëhet edhe identifikimi i personave rezidentë: shtetasit do të njoftohen nëpërmjet mjekut të familjes dhe do të informohen se çfarë do të bëhet në këtë kontroll bazë. Gjithashtu, vendimi ka përcaktuar se ky aktivitet do të organizohet në bashkëpunim me operatorë shtet –privat përzgjedhur në mënyrë koncensionare.
Po ashtu, do të ngrihet Regjistri bazë i Kontrollit Mjekësor, që do të thotë se po fillon zbatimi i programit të qeverisë. Padyshim që ka elementë të rinj të kujdesit shëndetësor të qytetarëve.
Me anë të këtij kontrolli," - përundoi ministri, - "ne do jemi në gjendje të zbulojmë në stade shumë të hershme e të marrim masa për kujdesin shëndetësor të qytetarëve. Për këtë ne do fillojmë një fushatë të larmishme informimi me publikun."
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
62.8%
-
Mjaftueshëm
30.2%
-
S'kam mendim
7.1%
Vota total: 2014
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbin territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Roland Lami: 8 Janari simbolika e një bunkieri
8 Janar, 20:35
-
Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD
8 Janar, 20:25
-
Kallëzimi i PD për Alibeajn në SPAK, Kulluri: Llum i shoqërisë dhe fundërrina komuniste! Turp, hyjnë në familjet e njerëzve që mendojnë ndryshe
8 Janar, 20:11
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Blinken: Ideja e Trumpit që SHBA-ja ta marrë nën kontroll Grenlandën s’do të realizohet
8 Janar, 19:43
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Akuzat se uli çmimin e energjisë për zgjedhjet, Rama: E pavërtetë, s' kemi bërë asgjë me karakter elektoral vite më parë, jo tani që marrim fitoren e 10 radhazi
8 Janar, 19:22
-
Pas 3 muajsh konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne
8 Janar, 19:18
-
‘Studio Live’ për dosjet e nxehta/ Topalli: ‘Plumbi i artë’ çështja më e rëndësishme, Rexhepi ‘Eskobari shqiptar’, për masakrën e Dobraçit do ketë 5 masa sigurie
8 Janar, 19:17
-
Pse Janari konsiderohet si muaji më stresues i vitit
8 Janar, 19:07
-
Dëshmia e rrallë e dy ish-drejtuesve të naftës: Enver Hoxha, në goditjen e ‘grupit sabotator në naftë’, u nxit nga shërbimet sekrete greke
8 Janar, 18:50