TIRANE- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka marrë pjesë, ditën e sotme, në hapjen e kursit të kualifikimit për drejtuesit e sistemit shëndetësor të vendeve ballkanike. Gjatë fjalës së tij Beqaj, pasi falenderoi organizatorët e këtij kursi, foli dhe për rëndësinë e politikave të reja manaxheriale në sistemin e shëndetësisë të vendit tonë.
“Sistemi i financimit të shërbimit shëndetësor kombëtar: Analiza e kostove dhe DRG-të” i organizuar nga “Observatori i Sistemeve Shëndetësore të Ballkanit” në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Universiteetin e Firences do të zhvillohet pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Ky kurs ka si objektiv trajnimin e drejtuesve spitalorë me politikat më të fundit manaxheriale në fushën e shëndetësisë.
Gjtatë fjalës së tij Ministri Beqaj, pasi përkujtoi viktimat e 11 Shtatorit dhe rikujtoi rëndësinë e vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë, falenderoi dhe organizatorët e këtij kursi për kontributin që japin në krijimin e një “kulture manaxheriale të përbashkët në fushën e shëndetësisë”. Gjithashtu Beqaj theksoi se krijimi i një strukture të mirfilltë manaxheriale është i domosdoshëm për funksionimin normal të shërbimit spitalor dhe të shërbimit shendetësor në tërësi, duke e konsideruar dhe si prioritet për qeverinë.

“Krijimi i një strukture menaxheriale është i domosdoshëm për funksionimin normal të shërbimit spitalor dhe të shërbimit shendetësor në tërësi. Trajnimi i drejtuesve të spitaleve është domosdoshmëri e proçesit, nëpërmjet të cilit, synojmë një menaxhim shumë më të kujdesshëm të financimit të sistemit të kujdesit shëndetësor. Një nga zotimet madhore në programin tonë qeverisës është vendosja e parimeve të qeverisjes klinike në spitalet tona, duke synuar standarde të larta të kujdesit, shërbime të efekteshme, transparencë dhe llogaridhënie,.”- tha Ministri Beqaj gjatë takimit.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi gjatë fjalës së tij dhe se “spitalet do të administrohen në mënyrë efikase dhe do të financohen në bazë të paketave të shërbimit që paguesi i vetëm do të kontraktojë për kujdesin e nevojshëm spitalor të çdo individi, duke synuar që të kalojmë nga pagesa e shërbimeve sipas kostove në zbatimin e “Algoritmeve Klinike” (Clinical Pathways) dhe më pas në vendosjen e DRG-ve (Diagnosis – Related Groups)”, si sistem i rimburismit të kostove të kujdesit shëndetësor.
Beqaj deklaroi dhe se të gjithë spitalet publike dhe jopublike do t’i nënshtrohen procesit të akreditimit fillestar dhe rivlerësimit periodik. Gjithashtu, sipas ministrit, rolin parësor në udhëheqjen profesionale të shërbimeve spitalore në të gjithë vendin do ta kenë shërbimet spitalore universitare.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com