TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka prezantuar sot projektligjin e ri për barnat, shërbimin farmaceutik dhe pajisjet mjekësore. Projektligji ka për qëllim krijimin e një sistemi gjurmimi të plotë të banrnave.
“Ky projektligj, na krijon mundësinë për të krijuar një sistem gjurmimi të plotë të barnave në Shqipëri. Pra, bëhet fjalë për sistemin “track and trace”. Do të kemi një mënyrë të përcaktuar qartë të gjurmimit të barit”, është shprehur Beqaj në fjalën e tij përpara një grupi me përfaqësues të shërbimit farmaceutik.
“Ky sistem, së bashku me projekte të tjera që kemi me Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për të arritur deri te receta elektronike, do të krijojnë lehtësi dhe siguri në qarkullimin e barnave në Shqipëri”, ka vijuar ministri i Shëndetësisë.
Projektiligji pritet të kalojë rrugë të tjera zyrtare deri në miratimin në Parlament.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com