TIRANE- Deputeti i PS-së nëpërmjet një postimi në facebook denoncon Ministrinë e Mjedisit se në ditët e fundit të ikjes nga qeveria ka dhënë leje për shfrytëzim hapësirave ujore për kultivim të peshkut në shkelje të ligjeve. Sipas Beqajt këto leje janë dhënë pa u miratuar nga parlamenti “Ligji për Akuakulturën” si dhe pa u miratuar nga qeveria procedurat e konkurrimit për leje të tilla.
Beqaj sqaron se Ministria e Mjedisit ka hapur garën më 20 maj 2013, dhe midis lejeve të ndryshme që janë dhënë ka cënime të rënda të zonave të mbrojtura, si Gjiri i Aramurës në Sarandë, Zona ligatinore Patoku i Vjetër, djathtas derdhjes se lumit Mat, në Kurbin, Laguna e Merxhanit- ne zonën ujore Gjerdath, në Lezhë, si dhe Zona e Zajes, vendi i quajtur Beltojë po në Lezhë.
Ndërkohë që ditën e premte, datë 28 qershor, janë mbledhur sekretari i përgjithshëm (MV), drejtori i përgjithshëm (AM) dhe drejtori i pershkimit (PC) per te mbyllur procedurat.
DENONCIMI I BEQAJT
Në datën 20 maj 2013, Ministria e Mjedisit ka shpallur njoftime per disa gara për të dhënë në shfrytëzim hapësira ujore për kultivim të peshkut.
Së pari, procedurat bazohen në “Ligjin për peshkimin”, ndërkohë që të gjitha procedurat lidhen me kultivimin e peshkut dhe si të të tilla duhet të mbështeten në “Ligjin për Akuakulturën” që nuk është miratuar ende.
Po ashtu procedurat e konkurrimit per leje te ngjajshme duhet te miratohen me pare me nje vendim te qeverise, por edhe kjo gje nuk ka ndodhur ende.
Ndërkohë midis lejeve të ndryshme ka cënime të rënda të zonave të mbrojtura. Ja disa prej tyre:
1. Saranda, Gjiri i Aramurës
Bazuar në VKM rr. 693, datë 10.11.2005 “Për Shpalljen e kompleksit ligatinor të Butrintit “Park Kombëtar””, gjiri i Armurës është Zonë qendrore e ruajtjes së biodiversitetit, e shënuar në hartë me “A”, që përcaktohen si zona me vlera të mëdha për natyrën dhe biodiversitetin. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
2. Kurbin, Zona ligatinore Patoku i Vjetër, djathtas derdhjes se lumit Mat
Në kundërshtim me germën “a” të pikës 4, të VKM Nr.995, datë 3.11.2010 “Për shpalljen "rezervat natyror i menaxhuar" të ekosistemit natyror ligatinor të Patok - Fushëkuqe – Ishëm” Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
3. Lezhë, Laguna e Merxhanit- ne zonën ujore Gjerdath,
Në kundërshtim me germën “a” të pikës 4, të VKM Nr.432, datë 28.4.2010 “Për zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar Kune-Vain-Tale”. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
4. Lezhë, Laguna Vain, Zona e Zajes, vendi i quajtur Beltojë

Ditën e premte, datë 28 qershor, janë mbledhur sekretari i përgjithshëm (MV), drejtori i përgjithshëm (AM) dhe drejtori i pershkimit (PC) per te mbyllur procedurat.
Zotërinjtë e mësipërm dhe kushdo tjetër nuk do të lejohen të shpërdorojnë pasuritë kombëtare.

(Pjese nga postimi i Beqajt ne facebook)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com