Beqaj: Vitin e ardhshëm do
ketë rritje pagash për mjekët

Beqaj: Vitin e ardhshëm do<br />ketë rritje pagash për mjekët
Kryeministri Edi Rama, Ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj kanë marrë pjesë në një takim me mjekët në sallën e Kishës Ortodokse.
 
Ministri Beqaj ka folur për arritjet e qeverisë ndërsa ka theksuar se investimet dhe rritjet e pagave do të vijojnë edhe vitin e ardhshëm.

Beqaj u shpreh se fokusi i investimeve do të jetë jo vetëm Tirana por edhe spitalet në rrethe.
 
Ministri vijoi më tej se për mjekët që do pranojnë të lënë Tiranën për të punuar në rrethe të ardhurat do të jenë shumë më të mëdha.

“Furnizojmë shumë më tepër në barna edhe kjo ka sjellë të ketë një volum shumë më të madh të njerëzve. Për të ulur ngarkesën shumë të madhe që ka ky spital do të fillojmë që këtë shërbim ta afrojmë edh enë spitale të tjerë rajonal. Vitin e ardhshëm investime të tjera pritet të bëhen. Tashmë QSUT kam kënaqësinë ta quaj fillimin e një historie suksesi. 11, 5 mln euro për spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme . Vitin e ardhshëm janë rreth 4 mln euro që do i shtohen traumës. Nuk do të fokusohemi vetëm në Tiranë por edhe në rrethe.
 
Kush shërben në çdo lloj reanimacioni do të marrë një shtesë page. Kush punon në spitale rajonale dhe pranon të lerë Tiranën do të ketë të ardhura të mëdha”, 
u shpreh Beqaj.
  
Ndërsa Ahmetaj është shprehur se për herë të parë janë rritur pagat duke u ulur borxhi.

Ministri Ahmetaj vlerësoi rëndësinë e taksës progresive ndërsa theksoi se suksesi në shëndetësi është i lidhur me reformat e qeverisë në të gjithë sektorët.

“Për herë të parë rriten pagat duke ulur borxhin. Përmes taksës progresive mjekët por sidomos infermieret kanë përfituar rritje reale page duke u taksuar më pak. Për shkak të taksës progresive barra fiskale u ul ndjeshëm.  Qeveria e vjetër taksonte sëmundjen dhe e hoqëm. Vetëm nga taksa progresive në 4 vite u kemi kthyer shqiptarëve 120 mln dollarë çdo vit. Për shkak të uljes së çmimit të ilaçeve shqiptarët sot përfitojnë shuma para mbrapsht. Ka çmime vizitash me çmime shumë të ulëta. Pagat reale janë rritur me 14, 5 % për infermierët dhe 13,2 5 për mjekët. Ka vetëm një arsye që kemi mundur të rrisim pagat, është reforma që kemi bërë në të gjithë sektorët. Për herë të parë pensionet janë stabilizuar, reforma në drejtësi, etj”, tha Ahmetaj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS