Dashi 21. Mars - 20. Prill
Jeta juaj ne çift do kaloje goxha vështirësi gjate kësaj dite. Shpesh do ndiheni keq dhe do doni te hiqni dore nga gjithçka. Sipas yjeve me mire te bëni durim dhe te mos e humbisni shpresën. Beqaret do fiksohen keq pas dikujt dhe do bëjnë te pamundurën derisa ta bëjnë për vete. Ne planin financiar intuita nuk do ju lejoje te bëni gabime. Gjithçka për ju ka për te ecur me se miri.
Demi 21. Prill - 21. Maj
Gjate kësaj dite do keni shume motive për te debatuar me partnerin dhe gjate gjithë kohës atmosfera do mbetet e ndezur. Nuk do ndiheni aspak te qete. Beqaret do mundohen t’i shprehin edhe me tepër ndjenjat për dike, por nuk do ia arrijnë dot qëllimit. Ne planin financiar mire është t’i bëni me kujdes llogarite ne mënyrë qe te mos keni probleme as ne vijim.
Binjaket 22. Maj - 21. Qershor
Jeta juaj ne çift do jete me e bukur për ju te dashuruarit. Do jeni edhe me romantike dhe nuk do ndaleni se përgatituri surpriza për partnerin. Për beqaret do jene një dite disi me delikate. Mundohuni te mos nxitoheni për asgjë ne mënyrë qe te mos keni probleme as me vone. Buxheti do ekuilibrohet fale Marsit dhe Merkurit. Do ndiheni te qete ne çdo moment.
Gaforrja 22. Qershor - 22. Korrik
Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni pafundësisht sharmante dhe te parezistueshëm. Partneri do ju doje pafund dhe nuk do ngurroje t’iu beje surpriza. Për beqaret do jete një dite e zakonshme. Nuk do mungojnë ftesat, por nuk priten ngjarje te jashtëzakonshme. Financat nuk do jene te këqija megjithatë tregohuni sa me te kujdesshëm.
Luani 23. Korrik - 22. Gusht
Nëse keni një lidhje mos kërkoni gjera te pamundura nga partneri sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Me mire merrini gjerat me qetësi. Beqaret nga ana tjetër do konkretizojnë disa nga ëndrrat me te bukura dhe jeta do iu marre një tjetër drejtim. Me financat bëni kujdes edhe sikur gjendja te duket e jashtëzakonshme. Ne momentet qe nuk do e prisni mund te keni probleme.
Virgjeresha 23. Gusht - 23. Shtator
Gjate kësaj dite do tregoheni me te hapur me partnerin tuaj dhe kjo gjë do iu afroje me tepër. Me ne fund do zgjidhni edhe disa hatermbetje dhe ne mbrëmje do dashuroheni si do t’iu vije. Beqaret le t’i marrin gjerat shtruar qe te mos kenë probleme. Ne planin financiar do jeni te detyruar te bëni kursime qe gjerat te stabilizohen. Pamaturia e kohëve te fundit ka sjelle gjithë këto probleme.
Peshorja 24. Shtator - 23. Tetor
Dite e mbushur me çaste te lumtura ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni si një trup i vetëm me partnerin dhe ne çdo çast do përjetoni emocione te këndshme. Beqaret do jene te kënaqur nga ftesat qe do marrin dhe do mendojnë te hedhin edhe hapa. Ne planin financiar situata nuk do jete e shkëlqyer, por gjithsesi do jete me e kënaqshme se disa dite me pare.
Akrepi 24. Tetor - 22. Nëntor
Dite shume pasionante ka për te qene kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Emocionet do jene te forta nga mëngjesi e deri ne darke. Beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe nuk do mendohen dy here qe te hedhin hapa. Për ta ka për te filluar një etape shume me e bukur. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme qe do ju ndihmojnë ta përmirësoni shpejt situatën.
Shigjetari 23. Nëntor - 21. Dhjetor
Jeta juaj ne çift do varet plotësisht nga mënyra sesi do silleni me partnerin. Nëse bëni gabime dhe nuk tregoheni te logjikshëm me te situata mund te marre edhe tatëpjetën me shpejt nga sa mund ta mendonit. Beqaret do kenë një dite interesante dhe te mbushur me takime te bukura. Sektori i financave jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por situata mundet edhe te përmirësohet goxha.
Bricjapi 22. Dhjetor - 20. Janar
Nëse jeni prej shume kohesh ne një lidhje, shume gjera do ndryshoje për mire sot. Do jeni me te hapur për te diskutuar dhe për te gjetur rrugën me te mire. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person qe e kane takuar ditët e fundit kështu qe do bëjnë çdo gjë qe t'ia shprehin ndjenjat. Përgjigjen nuk do ta marrin menjëherë. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës me ju.
Ujori 21. Janar - 19. Shkurt
Sot duhet te jeni shume me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe duhet te zgjidhni sa me pare disa hatermbetje te hershme me partnerin. Nëse nuk e bëni këtë gjë nuk do mund te ndiheni te qete për asnjë çast. Beqaret mire është te mos nxitohen sepse do bëjnë gabime te mëdha. Ne planin financiar do keni ide konfuze dhe vështirë se do mund ta mbani situatën nen kontroll.
Peshqit 20. Shkurt - 20. Mars
Mundohuni te jeni me te drejtpërdrejte me partnerin tuaj sot dhe te mos i mbani gjera fshehur. Ne këtë mënyrë do afroheni edhe me tepër me njeri-tjetrin dhe do e forconi lidhjen. Beqaret duhet t'i dëgjojnë me kujdes këshillat e miqve, por nuk duhet te nxitohen për te marre vendime. Me shpenzimet mos spekuloni sepse do mbeteni shpejt me xhepat bosh.