Beqarët do jenë sharmantë, por kujdes financat/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

Beqarët do jenë sharmantë, por kujdes financat/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

DASHI
Gjate kësaj dite do jeni shume te frymëzuar ju te dashuruarit dhe do ndiheni gati për te bere çdo gjë qe ta mahnitni partnerin tuaj. Ne fakt nuk e dinin se edhe ai po përgatit një surprize te jashtëzakonshme për ju. Beqaret do kenë një dite mjaft romantike dhe te mbushur me takime te veçanta. Financat do jene te mira për aq kohe sa ju te dini t’i menaxhoni.

DEMI
Pritet një dite e ngrohte dhe shume e këndshme sot. Se bashku me partnerin do e bëni çdo moment emocionues dhe do ndiheni te lumtur pranë njeri-tjetrit. Beqaret duhet te tregohen pak me te duruar dhe kane për ta gjetur princin e tyre te kaltër. Dita e sotme do sjelle gjera pozitive. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri dhe do jeni te qete kur te kryeni çdo shpenzim.

BINJAKET
Dita e sotme do jete shume pozitive për ata qe janë ne një lidhje. Planetët do kujdesen për çdo detaj dhe nuk i lejojnë qe ata te përjetojnë ndjesi negative. Beqaret do realizojnë një takim vendimtar dhe jeta ka për t’iu ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Ja qe ndonjëherë gjerat me te bukura ndodhin pa planifikim. Ne planin financiar duhet te bëni me shume kujdes sepse gjendja do jete delikate.

GAFORRJA
Dielli do e mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift dhe do ua ndriçojë mendimet. Nuk do bëni gabime sot dhe çdo gjë do ece me se miri. Beqaret me mire te presin edhe pak dite sepse do vijnë mundësi me te mira se ato te sotmet. Kush bën durim do dale me i fituar. Ne planin financiar duhet te jeni me te matur dhe me te duruar ne mënyrë qe situata te mbetet e qëndrueshme.

LUANI
Sot do qëndroni me afër me partnerin tuaj, do diskutoni dhe do dashuroheni ëmbëlsisht. Edhe disa kontradikta te vogla qe keni pasur do i zgjidhni menjëherë. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te angazhohen me dike dhe nuk do pranojnë asnjë lloj ftese qe do ju behet. Financat për fatin e mire do fillojnë te përmirësohen. Filloni te shlyeni borxhet dhe pastaj mendoni për te bere investime.

VIRGJERESHA
Jeta juaj ne çift do jete mjaft e ekuilibruar gjate kësaj dite. Do përkujdeseni mjaft për atë qe keni ne krah dhe nuk do mërziteni aspak me njeri-tjetrin. Beqaret nuk do e kontrollojnë dot veten dhe mund te joshin gabimisht persona qe nuk ja vlejnë për te kaluar jetën. Për financat nuk do keni për çfarë te qaheni sepse situata do jete mjaft e favorshme. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë.

PESHORJA
Dielli do e ngrohe edhe me shume jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do ndiheni me mire pranë atij qe dashuroni dhe do e keni shume here me te lehte te flisni hapur me te edhe për pakënaqësitë e mëparshme. Beqaret do jene sharmante pafund dhe do joshin shume persona. Me menaxhimin e financave nuk do jeni shume to zotet prandaj gjendja do lere për te dëshiruar.

AKREPI
Fale ndikimit pozitiv te Venusit, jeta juaj ne çift do jete shume here me e qëndrueshme sot. Do jeni te dy palët te logjikshëm dhe nuk do thoni fjale te pamenduara. Beqaret do dine si te flirtojnë me personat qe do kenë pranë dhe do bëjnë disa për vete. te ardhurat do jene goxha te mira. Nëse i kryeni me pak përkujdes shpenzimet nuk keni për te pasur asnjë tronditje.

SHIGJETARI
Ka rrezik te jeni xheloze sot ju te dashuruarit dhe kjo mund te sjelle debate dhe mosmarrëveshje. Mos dyshoni për gjithçka dhe as mos mendoni ta kontrolloni partnerin, pasi mund te keni probleme edhe me serioze. Beqaret do e gjejnë papritur personin për te cilin do ju rrahe zemra fort dhe çdo gjë për ta ka për te qene fantastike. Financat do mbeten te qëndrueshme.

BRICJAPI
Do jeni aq te lumtur pranë atij qe dashuroni saqë nuk do kërkoni asgjë me shume prej tij. Emocionet do jene te forta dhe me te shumta se kurdoherë tjetër. Beqaret do bëjnë mire te mos ju besojnë te gjitha premtimeve qe do ju bëhen sepse jeta është e mbushur me te papritura dhe ata mund te zhgënjehen. Edhe financat do jene mjaft pozitive.

UJORI
Sektori i financave nuk do jete shume i mire sot. Yjet do ndikojnë negativisht dhe do nxisin debatet dhe mosmarrëveshjet mes jush. Kujdes! Beqaret do jene pafund sharmante dhe do bëjnë për vete shume persona. E mira është qe para se te bëjnë zgjidhjen përfundimtare te mendohen disa here. Ne planin financiar do bëni mire te mos ndërmerrni shume rreziqe pasi gjendja nuk do jete e qëndrueshme.

PESHQIT
Dite fantastike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni për çdo gjë qe keni kaluar, do argëtoheni se bashku dhe mund te merrni edhe vendime. Beqaret do jene te turpshëm me shume sesa duhet dhe ka rrezik te humbasin mundësi te shkëlqyera. Ne planin financiar mund te përballeni me vështirësi te mëdha. Kërkoni ndihme sa pa qene vone.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg