DASHI 21. mars - 20. prill
Marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet goxha gjate kësaj dite. Do ndiheni shume me te qete dhe do dashuroheni ashtu si e keni ëndërruar gjithmonë. Beqaret do jene gati për te filluar një romance dhe mund te pranojnë çdo ftese qe do iu behet. Ne planin financiar, nëse i menaxhoni me kujdes te ardhurat, gjendja do ketë përmirësime te konsiderueshme.
DEMI 21. prill - 21. maj
Nëse jeta juaj ne çift ka pasur probleme kohet e fundit, sot është momenti për te marre masa e për te rregulluar gjithçka. Po i late gjerat pas dore situata mund te ndërlikohet edhe me tepër. Beqaret do ndihen gjithë ditës te mërzitur, por një takim ne orët e pasdite mund t'iu ndryshoje jetën. Financat do kërkojnë thjesht pak me tepër përkujdes dhe çdo gjë ka për t'iu ecur me se miri.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Sot do kaloni një dite fantastike ju te dashuruarit dhe here pas here do ju duhet vetja sikur do jeni ne një ëndërr. Partneri do ua shprehe plotësisht ndjenjat dhe do ju surprizoje ne çdo çast. Beqaret me mirësjellje dhe buzëqeshje do i bëjnë për vete te gjithë. Zgjedhja përfundimtare do jete ne dorën e tyre. Me financat do jeni shume here me te kujdesshëm dhe largpamës prandaj gjendja do jete e shkëlqyer.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Sot duhet patjetër te ndryshoni mënyrën e sjelljes me partnerin tuaj sepse ne te kundërt keni për te pasur debate dhe probleme te njëpasnjëshme. Beqaret edhe pse do takojnë persona vërtet te veçante nuk duhet kurrsesi te hedhin menjëherë hapa. Financat do jene shume te qëndrueshme. Shfrytëzojeni rastin për te bere investimet e kaq shume menduara.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Gjatë ditës së sotme do ndiheni me të vërtetë shume mirë dhe nuk do keni ankesa ju të dashuruarit. Çdo çast do jetë i jashtëzakonshëm dhe i mbushur me hare. Beqarët mund të kenë vetëm mundësi për dashuriçka kalimtare dhe asgjë më shumë sesa aq. Në planin financiar do favorizohen investimet sepse gjendja ka për të qenë e shkëlqyer.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Ka rrezik që sot të ketë shume keqkuptime mes jush dhe atij që keni në krah. Do jeni të padëgjueshëm dhe të palogjikshëm në çdo moment. Beqarët do jenë të fiksuar pas aventurave të çmendura kalimtare dhe nuk do duan të përfitojnë nga mundësitë që do iu jepen për lidhje serioze. Me shpenzimet nga ana tjetër do jeni të matur dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Do keni dëshira të çmendura sot ju të dashuruarit kështu që marrëdhënia në çift mund të pësoje edhe disa tronditje. Partneri do mundohet shumë, por nuk do ua plotësoje dot gjithçka që ju doni. Beqarët do kenë takime, por nuk do mund të fillojnë lidhje afatgjata. Në planin financiar tregohuni gjatë gjithë kohës vigjilentë nëse nuk doni të përballeni me surpriza të këqija.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Saturni do pozicionohet shumë mirë sot në jetën tuaj në çift dhe do favorizojë bashkëpunimin. Edukimi qe keni marrë nga prindërit do ju ndihmojë të zgjidhni lehtësisht edhe disa probleme të vogla që ju kishin dalë. Beqarët do jenë shumë kërkues dhe nuk do e gjejnë dot sot personin e duhur. Në planin financiar nuk do jeni të organizuar dhe mund të bëni gabime të njëpasnjëshme.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Jeta juaj në çift ka për të shkuar më së miri sot. Do i lini pas krahëve problemet që keni pasur dhe do mendoni me më shumë pozitivizëm për të ardhmen. Beqarët do fiksohen keq pas dikujt dhe askush nuk do mund t'i ndalë për të bërë edhe propozime. Shpenzimet ulini sa më shumë nëse doni që gjendja të mbetet e kënaqshme edhe më vonë.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Sot do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme dhe do ju duket sikur koha do ndalet përgjithmonë. Zemra do rrahe fort pafundësisht. Beqarët do i shprehin më lirshëm ndjenjat e tyre, por për fat të keq nuk do arrijnë dot të fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin menaxhojeni me sa më shume përpikmëri sepse po filluan problemet gjendja do mbetet e paqëndrueshme për shumë kohë.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Me Jupiterin dhe Venusin ne anën tuaj sot do kaloni një ditë të shkëlqyer. Nuk do ndiheni aspak keq përkundrazi do përjetoni emocione shumë të forta. partneri do ju bëjë edhe një surprizë të madhe. Beqarët do e shndërrojnë një miqësi në një lidhje shumë të fortë. Nëse me financat ruani të njëjtën strategji menaxhimi keni për të pasur probleme të mëdha.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Jeta juaj ne çift ka për te qene shume me e qëndrueshme sot. Marrëdhënia me partnerin do jete e kënaqshme dhe do ju ndihmoje t’i thelloni akoma me shume gjerat. Beqaret do bëjnë mire te reflektojnë me kujdes para se te hedhin hapa sepse po gabuan gjerat do ju marrin tatëpjetën. Sektori i financave ka për te qene gjithë kohës i mbrojtur dhe nuk do hasni aspak probleme.