Dashi

Dita e sotme do jetë e shkëlqyer falë ndikimit të fuqishëm të Neptunit. Për ju që jeni në një lidhje, do mbizotërojë një klimë dashurie e ngrohtë dhe plot pasion. Ju beqarët bëni kujdes të mos veproni me nxitim apo nga inati, sepse mund të lëndoheni emocionalisht. Financat do përmirësohen ndjeshëm falë një shpërblimi të papritur.

Demi

Hëna do ju ndihmojë të arrini rezultate përtej pritshmërive tuaja. Do zbuloni se disa gjëra që i mendonit të pamundura janë më pranë se kurrë. Për ju që jeni në çift, është koha ideale për të marrë vendime të rëndësishme. Në financa, falë ndihmës së të afërmve do arrini të stabilizoni çdo shqetësim.

Binjakët

Intuita do jetë udhërrëfyesi juaj më i besueshëm gjatë kësaj dite. Për ju që jeni në një lidhje, dita do sjellë vendime të rëndësishme që mund t’ju ndryshojnë të ardhmen. Ju beqarët, megjithëse do kërkoni, mund të mos gjeni ende personin që ju përshtatet në çdo aspekt, ndaj mos u nxitoni. Financat do jenë nën kontroll të plotë dhe kjo do ju rikthejë buzëqeshjen.

Gaforrja

Për një ditë më të qetë, hidhni hapat me kujdes dhe mos lejoni që mendimet e të tjerëve t’ju ndikojnë. Ju që jeni në çift, përfitoni nga atmosfera harmonike për të ndërtuar plane afatgjata me partnerin. Beqarët nuk duhet ta shohin dashurinë si kufizim, por si mundësi për të rritur shpirtin. Vetëm kështu do jeni gati për një lidhje të re.

Luani

Dita do ju gjejë plot energji dhe dëshirë për ta jetuar jetën në maksimum. Në çift, do gjeni forcën për të zgjidhur disa mosmarrëveshje të mbetura pezull. Beqarët do kenë fat në dashuri  një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka. Yjet favorizojnë projektet e reja dhe çdo hap që lidhet me zgjerim apo bashkëpunime.

Virgjëresha

Dita do ketë momente lodhjeje, por edhe periudha entuziazmi që do ju ngrejnë shpirtin. Nëse jeni në një lidhje, do hyni në një fazë më të qëndrueshme dhe pasionante. Në punë, qartësia e mendimeve dhe këmbëngulja do ju ndihmojnë të arrini qëllimet. Financat do përmirësohen ndjeshëm falë ideve të zgjuara që do zbatoni.

Peshorja

Marrëdhënia me të tjerët do jetë shumë harmonike sot dhe gjithçka do shkojë sipas dëshirës suaj. Për ju që jeni në një lidhje, kjo ditë do jetë e zjarrtë dhe plot emocione. Beqarët duhet të tregojnë guxim dhe të shprehin ndjenjat, sepse pritja mund t’i bëjë të humbasin një mundësi të vlefshme.

Akrepi

Sot do ndiheni më të lirë se kurrë dhe do dëshironi ta shijoni jetën pa kufij. Për ju që jeni në një lidhje, dita do jetë e mbushur me gëzim dhe harmoni. Beqarët mund të përjetojnë një dashuri me shikim të parë, por kujdes me emocionet e nxituara . Në punë, Mërkuri do ndihmojë të gjeni zgjidhje për çdo situatë.

Shigjetari

Dita mund të nisë me humor të keq dhe ndjenja mërzie. Për ju që jeni në një lidhje, do ketë tensione dhe debate të forta me partnerin. Megjithatë, beqarët do kenë fat në dashuri dhe mund të takojnë dikë që do ua ndryshojë jetën brenda pak çastesh. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por me pak kujdes do ia dilni t’i menaxhoni.

Bricjapi

Sot mund të krijoni iluzione dhe keqkuptime që do ndikojnë në marrëdhëniet tuaja. Nëse jeni në një lidhje, do ketë disa mosmarrëveshje të vogla në mëngjes, por pas mesditës situata do qetësohet dhe do rikthehet dashuria. Beqarët do kenë një takim të papritur që mund të ndryshojë shumë në jetën e tyre, ndërsa disa ende do ndihen të pasigurt për ndjenjat.

Ujori

Nën ndikimin e planetëve, sot do jeni më të qetë dhe do kontrolloni më mirë emocionet. Vetëbesimi do rritet dhe do ndiheni më të fortë. Ju që jeni në një lidhje, do arrini të kapërceni vështirësitë me partnerin dhe do forconi besimin mes jush. Beqarët do jenë më të guximshëm dhe do dinë si të joshin me inteligjencë.

Peshqit

Në fillim të ditës mund të ndiheni disi të hutuar, por shpejt do gjeni qartësinë dhe do rifitoni ekuilibrin. Për ju që jeni në çift, çdo gjë do ecë për mrekulli. Beqarët do përjetojnë ndjesinë e vetmisë, por për momentin do jetë më mirë të mos nxitohen në një lidhje të re. Mos bëni shpenzime të panevojshme, sidomos për kënaqësi të momentit.