Beqarët do të jenë me fat, por të mos luajnë me zjarrin/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

Beqarët do të jenë me fat, por të mos luajnë me zjarrin/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

DASHI
Sot do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj dhe nuk do keni aspak konflikte se bashku. Dita përgjithësisht do jete mjaft e ekuilibruar. Beqaret do e adhurojnë lirinë qe kane dhe nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje. Ka rrezik te humbasin mundësi te shkëlqyera. Financat do dini si t'i menaxhoni gjithë kohës prandaj nuk do ju dalin te papritura te pakëndshme.

DEMI
Jupiteri do jete planeti qe do iu udhëheqë sot ju te dashuruarve. Do dini si t'i shprehni ndjenjat me mënyra nga me te ndryshmet dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret do kenë disa takime interesante, por ende nuk do mendojnë per lidhje serioze. Buxheti mund te kenë goxha tronditje, prandaj matuni disa here para se te kryeni shpenzime qe te mos mbeteni pa para.

BINJAKET
Sot do fryje një fllad i lehte xhelozie ne jetën tuaj ne çift, por për fat te mire kjo gjë do i japë me shume lezet lidhjes tuaj. Beqaret as qe do mendojnë te fillojnë lidhje edhe pse disa persona do i tërheqin jashtëzakonisht shume. Për momentin, ne mendjen e tyre ka te tjera pikësynime. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe te mëdha vetëm për ta stabilizuar situatën.

GAFORRJA
Do ndiheni me te sigurte pranë partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia me te do jete e jashtëzakonshme. Te dy do i shprehni me tepër ndjenjat dhe do përgatisni surpriza për njeri-tjetrin. Beqaret do kenë plot takime dhe mund te mendojnë te bëjnë edhe zgjedhje. Te ardhurat do rriten ne mënyrë te menjëhershme fale një shpërblimi qe do merrni ne pune.

LUANI
Do merreni vesh mire sot me partnerin tuaj dhe nuk do lindin aspak probleme mes jush. Takti dhe diplomacia do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë, pasi situata mund t'iu dale tërësisht jashtë kontrollit ne ndonjë moment. Mungesa e seriozitetit dhe maturisë ne planin financiar do ju kushtoje shtrenjte. Kujdes!

VIRGJERESHA
Nëse jeni ne një lidhje, do kaloni vetëm çaste te lumtura sot. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Edhe beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe me ne fund do ndihen te plotësuar. Gjithçka do marre një tjetër pamje tashme. Te ardhurat do përmirësohen tej mase, por pas disa sakrificave qe keni bere kohet e fundit. Mundohuni te bëni me tepër kujdes tashme.

PESHORJA
Dite jo shume e mire do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe mund te ngrini zërin te dy palët. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe një periudhe pasionante do vije ne jetën e tyre. Me financat tregohuni te arsyeshëm sepse po bëni gabime situata mund t'iu dale tërësisht jashtë kontrollit.

AKREPI
Dite e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për shume gjerat nuk do arrini te merreni vesh dhe mund te debatoni fort. Beqaret gjithashtu nuk duhet te luajnë me zjarrin sepse mund te digjen keq dhe do vuajnë me pas. Financat duhet t'i keni me shume nen kujdes edhe pse gjendja ne fakt do jete e mire. Duhet menduar edhe për te ardhmen.

SHIGJETARI
Do kaloni goxha vështirësi sot juve qe jeni ne një lidhje, por do bëheni akoma me te forta nga sa keni qene. Ja qe çdo e keqe e ka një te mire. Beqaret nuk duhet te jene ne presion për te bere diçka, por duhet t'i marrin gjerat sa me shtruar. Buxheti nuk do jene shume i forte, prandaj shmangni çdo lloj investimi apo nënshkrimi kontrate nëse nuk doni probleme.

BRICJAPI
Do jeni jashtëzakonisht shume xheloze për partnerin tuaj sot dhe kjo mund te sjelle edhe debate te forta me te. Pa pasur prova nuk duhet absolutisht ta akuzoni dhe ta kritikoni atë. Beqaret nuk duhet te mashtrohen nga disa persona sepse do vuajnë gjithë jetën. Buxheti do jete shume here me i mire se me pare dhe do ndiheni me te qete kur te kryeni shpenzime.

UJORI
Do merrni vendime te rëndësishme sot ju te dashuruarit dhe jeta ne çift do marre një tjetër drejtim. Do gjeni mënyra nga me te veçantat për t'i shprehur ndjenjat dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret nuk do duan te fillojnë lidhje edhe pse mundësitë do jene te jashtëzakonshme. Edhe pse buxheti nuk do jete i qëndrueshëm, nuk duhet absolutisht te merrni para hua.

PESHQIT
Do jeni te qete sot ju te dashuruarit dhe do diskutoni me seriozitet për disa tema delikate. Për gjithçka keni për t'u marre vesh dhe do hidhni hapat e duhura. Beqaret do takohen me persona te veçante, ne momentet qe me pak e presin. Jeta do ju marre menjëherë një tjetër drejtim. Me financat tregohuni vigjilente dhe ulni shpenzimet e tejskajshme. Vetëm kështu do e mbroni veten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja