Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Pritet që të jetë një ditë e favorshme për ju, por bëni kujdes edhe nga ndonjë e papritur. Në përgjithësi ju i përjetoni gjërat me stres, por në ditët në vijim do të gjeni pozitivitet në gjithçka, do të ndiheni energjikë dhe nuk do t’ju mungojnë idetë. Në punë ndihuni të lirë që t’u bëni kërkesa eprorëve. Për sa i përket dashurisë, gjërat do ecin mirë gjatë gjithë javës dhe nuk përjashtohen takime që mund të kthehen në diçka serioze.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Ditët në vijim do të jenë të vështira për disa prej jush, por përpiquni të rezistoni, pasi ditë më të mira do të vijnë. Pas një dimri të gjatë, kjo javë e dytë e 8 marsit do të shënojë një pikë kthimi në jetën tuaj. Beqarët do të jenë në kërkim të shpirtit binjak, ndërsa çiftet do të jenë më të dashuruar se kurrë. Në aspektin profesional do të jeni të zënë me punë, por gjithsesi entuziastë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Të lindurit e kësaj shenje do të kenë fat në dashuri. Këtë javë yjet do të jenë në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë në aspektin profesional e të studimeve. Do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme për sa i përket familjes ose shtëpisë. Shëndeti parashikohet i mirë.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Ky është momenti i duhur për të bërë projekte të reja. Yjet parashikojnë se do të kaloni një ditë të bukur, gjatë së cilës do të lindin shumë miqësi, që me kalimin e kohës do të shndërrohen në diçka të veçantë. Tani që shkurti mbaroi, edhe gjendja e ankthit do të kalojë.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Mundohuni të mos dekurajoheni, sepse kohë më të mira po vijnë. E martja do të fillojë kaotike, por nga e marta e tutje, falë kalimit të Hënës në shenjën tuaj, gjërat do të ndryshojnë. Në punë do të keni mundësi të mbyllni disa projekte dhe pritet që të keni të ardhura shtesë. Megjithatë, keni nevojë për pak pushim.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Parashikohen ndryshime në aspektin profesional. Ju pret një ditë e ngarkuar, sidomos edhe për shkak të punimeve që duhet të bëni në shtëpi. Edhe në dashuri do t’ju duhet të zgjidhni disa probleme dhe mund të debatoni me partnerin. Kjo do të jetë gjithsesi një ditë premtuese dhe do të mund të mbyllni punë me leverdi.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Gjërat do t’ju ecin shumë mirë, sidomos në dashuri. Yjet parashikojnë se këtë ditë do të jeni shumë entuziastë në punë. Gjithçka do të shkojë më së miri edhe falë diplomacisë, elegancës dhe inteligjencës suaj. Në aspektin sentimental do të keni fat. Nuk do të keni konflikte me partnerin dhe do të planifikoni së bashku udhëtime.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Falë vendosmërisë suaj do të arrini të dilni nga situata. Këtë javë do t’i përkushtoheni më së shumti punës. Ditët më me fat do të jenë e enjtja dhe e premtja, sepse Hëna do të kthehet nga shenja juaj. Edhe në dashuri do të keni fat. Do të arrini ta gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe pasioni do të mbizotërojë në lidhjen tuaj.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Dashuri të reja do të shfaqen në horizont për gratë e kësaj shenje.Ditët në vijim do të jetë e rëndësishme në aspektin profesional. Duhet të bëni kujdes të mos ju shpëtojnë gabime, që mund të rezultojnë të dëmshme në karrierën tuaj. Me partnerin do të organizoni diçka interesante për Pashkë ose për pushimet verore të ardhme. Beqarët do të përjetojnë dashuri me shikim të parë.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Parashikohet që kjo të jetë një ditë e mbarë si në dashuri edhe në punë. Në aspektin profesional do të jeni më të angazhuar se kurrë. Në aspektin sentimental yjet ju këshillojnë që të mos gërmoni shumë në të shkuarën e partnerit. Ditët me fat do të jenë e shtuna dhe e diela. Ndërsa të enjte dhe të premte ruajuni ndonjë gracke të mundshme.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Do të kaloni momente të vështira, por mos i përjetoni me ankth. Kjo do të jetë një ditë e trazuar, por mundohuni të mos humbni durimin. Çiftet e martuara ose që bashkëjetojnë prej kohësh do të kenë probleme për shkak të një personi të tretë. Shfrytëzojeni këtë ditë për të rivendosur rregull në jetën tuaj.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Do të fillojë për ju një ditë e mbarë. Do ta lini pas krahëve ankthin dhe pesimizmin. Në dashuri dhe në familje gjërat do t’ju shkojnë më së miri. Tani keni rastin t’i bëni një kërkesë partnerit. Në punë do të mund të filloni bashkëpunime të reja, të mbyllni projektet që keni menduar ose t’u jepni zgjidhje çështjeve të mbetura pezull.