Beqarët do të kenë fat, por kujdes me buxhetin, njihuni me horoskopin për ditën e sotme

Beqarët do të kenë fat, por kujdes me buxhetin, njihuni me horoskopin për ditën e sotme

DASHI 21. mars - 20. prill

Ju çiftet do mendoni t’i bëni gjerat me seriozisht sot dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet. Tashme do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret mund te kenë dashuri me shikim te pare qe ne fillim te ditës dhe zemra do iu rrahe fort. Ne planin financiar është dita ideale për te bere një riorganizim te gjithë gjendjes qe e nesërmja te jete edhe me e mire.

DEMI 21. prill - 21. maj

Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me te do përmirësohet goxha. Problemet e se shkuarës do i lini pas krahëve. Beqaret do bëjnë çdo përpjekje te mundshme për ta gjetur shpirtin e tyre binjak dhe do ja dalin mbanë. Ne planin financiar nuk duhet te merrni shume rreziqe për ta përmirësuar gjendjen sepse mund te mos ia dilni dot.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Jeni ne një lidhje? Me ne fund marrëdhënia juaj do filloje te stabilizohet dhe ju do i shihni gjerat me një sy tjetër. Do kërkoni edhe falje për gabimet qe keni bere. Beqaret do kenë imagjinate shume te zhvilluar dhe do arrijnë te tërheqin pas vetes shume persona. Sektori i financave do jete prioritet për ju. Do bëni te pamundurën për te zgjidhur edhe disa probleme te vogla qe keni pasur.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Dite shume premtuese do jete kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje. Partneri do iu mbaje ne pëllëmbë te dorës dhe do iu ndihmoje te zgjidhni edhe disa probleme profesionale. Beqaret gjithashtu do kenë një dite harmonike. Sytë e tyre do shkëlqejnë me shume se kurdoherë me pare. Me shpenzimet tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mundeni dhe gjendja do mbetet e mire.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Mundohuni te mos e bëni xheloz partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse përndryshe situata mund te përkeqësohet. Ai nuk do jete ne humor shume te mire për te duruar disa shaka. Beqaret do i shtojnë takimet dhe mund te njihen edhe me persona te këndshëm. Financat do i mbroni me çdo lloj mënyrë dhe do bëni edhe sakrifica për ta mbajtur situatën te qëndrueshme.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Jeta sentimentale për gjithë ata qe kane një lidhje do jete e kënaqshme. Ne çdo moment do merren vesh me njeri-tjetrin dhe nuk do besojnë tek thashethemet e te tjerëve. Beqaret nuk do jene te sigurte për hapat qe duhet te hedhin dhe as qe do mendojnë te pranojnë ftesat. Buxheti do jete i mire dhe nëse vazhdoni ta menaxhoni me kujdes gjendja sa do vije e do përmirësohet.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Mundohuni te tregoheni sa me te përgjegjshëm sot ju te dashuruarit sepse çdo gabim i vogël mund te ketë pasoja te renda për te ardhmen. Ju beqaret nuk do dëgjoni askënd sot dhe do bëni atë qe do ju thotë zemra. Shume gjera kane për t'iu përmirësuar. Ne planin financiar gjerat do stabilizohen. Dikush nga te afërmit do ju mbështesë fort dhe nuk do ju lere ne balte.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Ata qe kane një lidhje do i pushtoje optimizmi dhe do ndihen gati te bëjnë edhe sakrifica ekstreme për te përjetuar emocione te reja. Ju beqaret do tundoheni shume nga molla e ndaluar dhe kjo mund t'iu sjelle probleme për te ardhmen. Financat do jene shume te paqëndrueshme. Do e keni te vështirë te kryeni edhe investimet me elementare qe i kishit planifikuar prej kohesh.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Sot nuk do keni me asnjë dyshim për partnerin tuaj dhe do ndiheni me gati se kurrë për t'i bere gjerat me serioze. Zemra do ndihet shume me mire dhe do rrahe fort. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek dashuria, por disa persona me te cilët do ndeshen rastësisht do jene fiks për ta. Buxhetin duhet ta riorganizoni dhe te mos neglizhoni asnjë detaj sado te vogël.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do hiqni dore nga disa zakone te këqija dhe do i përkushtoheni me mish e me shpirt atij qe keni ne krah. Beqaret nuk do ja dalin dot ta gjejnë princin e tyre te kaltër, megjithatë pranë miqve do kalojnë një dite pozitive. Buxheti do mbetet i konsoliduar dhe nuk do paraqesë asnjë lloj problemi.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do grindeni me partnerin dhe here pas here do hapni rruge. Beqaret do kenë edhe me shume mundësi për te realizuar takime interesante dhe mund te takojnë persona qe ja vlejnë me te vërtetë. Financat do kenë tronditje shume te vogla, por pa pasoja. Do jeni me te kujdesshëm dhe do merrni masa.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Tregohuni te kujdesshëm sot ju qe jeni ne një lidhje sepse disa persona do mundohen t'iu prishin pune. Mos i lejoni ata te bëjnë asnjë hap sepse me pas do ju vije edhe shkatërrimi. Beqaret nuk duhet te këmbëngulin shume për ta bere për vete dike sepse mund te krijojnë përshtypje te keqe për veten. Financat nuk do jene te këqija megjithatë mire është qe te mos nxitoheni me shpenzimet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura