Beqarët do të kenë plot takime, jeta në çift mrekulli/ Zbuloni shenjat me fat për sot

Beqarët do të kenë plot takime, jeta në çift mrekulli/ Zbuloni shenjat me fat për sot

DASHI
Kontrollojeni veten sot ju te dashuruarit sepse po bëtë gabime do e mërzitni partnerin dhe mund te keni probleme serioze me pas. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime te mëdha te statusit dhe do refuzojnë disa mundësi te shkëlqyera. Buxhetin nuk do arrini dot ta përmirësoni edhe sikur te bëni çdo përpjekje te mundshme. Nuk është dita juaj më me fat.

DEMI
Nuk do përkujdeseni aq sa duhet për jetën tuaj ne çift sot dhe partneri mund te mërzitet. Ndryshoni sa me pare sjellje sepse mund ta humbisni përgjithmonë atë. Beqaret duhet ta hapin me shume zemrën e tyre sepse vetëm ashtu do gjejnë princin e kaltër. Shpenzimet kryejini me kujdes dhe maturi sepse përndryshe situata mund t'iu dale jashtë kontrollit.

BINJAKET
Dite e kënaqshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni gati te bëni gjithçka vetëm qe marrëdhënia mes jush te jete e jashtëzakonshme. Beqaret pa u munduar shume kane për ta gjetur personin e duhur me te cilin do fillojnë një lidhje. Financat me ne fund do i stabilizoni dhe do jeni me te qete kur te kryeni shpenzime. Te gjithë do habiten me ndryshimin e menjëhershëm.

GAFORRJA
Beni shume kujdes sot ju te dashuruarit sepse persona te trete do mundohen me çdo kusht t'ua prishin harmoninë. Mos lejoni askënd te futet ndërmjet jush. Beqaret do marrin ftesa pafund, por nuk duhet te nxitohen. Jo te gjithë do sillen ashtu siç do ju premtojnë. Për buxhetin nuk duhet te shqetësoheni aspak pasi gjendja ka për te qene shume here me e mire nga sa kishit menduar.

LUANI
Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete i ngrohte sot. Do merreni vesh për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe mund te bëni edhe disa zgjedhje. Beqaret do përzgjedhin tej mase dhe ka mundësi te mos fillojnë asnjë lidhje. Do pendohen shpejt, por ka rrezik te jete vone. Për financat ka për te qene një dite e begate. Shfrytëzojeni për te bere disa investime te domosdoshme.

VIRGJERESHA
Venusi do ju mbështesë fort gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat mes jush dhe partnerit kane për te ecur për mrekulli. Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer ne çift. Beqaret do jene te shoqërueshëm dhe do realizojnë takime te njëpasnjëshme. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te hidhni hapa sepse situata mund t'iu dale jashtë kontrollit.

PESHORJA
Do jeni te parrezistueshem sot ju te dashuruarit dhe partneri do ndihet me fat qe ju ka ne krah. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme. Edhe beqaret do jene me fat ne dashuri dhe e gjithë jeta ka për t'iu ndryshuar brenda pak minutash. Ne planin financiar do ju duhet me shume maturi se me pare sepse gjendja do jete goxha delikate. Kujdes me çdo shpenzim.

AKREPI
Jeta juaj ne çift do ece për mrekulli sot. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënien tuaj do e kenë zili te gjithë. Beqaret nuk do ndihen shume mire me takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te qëndrojnë ashtu si janë. Ne planin financiar po u treguat te matur gjerat do ju ecin për mrekulli. Disa te afërm do ju ofrojnë edhe mbështetjen e tyre.

SHIGJETARI
Dite ekzaltuese do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment keni për t'u ndier mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe sapo do e njohin dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Për financat do jete një dite tejet e paqëndrueshme. Shpenzimet e mëdha qe kishit menduar duhet t'i lini për me vone.

BRICJAPI
Dite negative do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe mosmarrëveshjet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret nuk do e kenë te lehte te joshin atë qe pëlqejnë, por gjithsesi duhet te tentojnë. Ne planin financiar do ju dalin vështirësi te njëpasnjëshme dhe do jete e nevojshme ndihma nga te tjerët. Vete nuk mund t'ia dilni dot.

UJORI
Dite mjaft intensive do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni si asnjëherë me pare me partnerin dhe kënaqësitë do jene me te forta. Beqaret nuk duhet te besojnë verbërisht tek personat qe do i joshin sepse mund te zhgënjehen. Financat do favorizohen gjithë kohës nga Plutoni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

PESHQIT
Dite harmonike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Kënaqësitë dhe emocionet do jene akoma me te mëdha nga sa mendonit. Beqaret do kenë plot takime, por nuk do ndihen ende gati për te filluar lidhje. Ne fakt ata duhet te presin momentin e përshtatshëm. Gjendja e financave do jete goxha me e mire se disa dite me pare. Do ndiheni shume here me te qete.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja