'Beqarët do të takojnë sot personin e ëndrrave'/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

'Beqarët do të takojnë sot personin e ëndrrave'/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

DASHI
Venusi do ju garantoje një klime shume te ngrohte sot juve qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni me te sigurt pranë partnerit tuaj dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret do kenë momente mjaft intensive dhe do arrijnë te njohën me persona vërtet mbresëlënës. Ata do ua ndryshojnë jetën për mire kështu qe përfitoni. Me financat duhet te jeni shume me te arsyeshëm edhe sikur gjendja te jete e kënaqshme.

DEMI
Lërini gjerat te rrjedhin vete sot dhe jetojeni jetën si t’iu vije. Partneri tregohet i dashur dhe nuk do ua prishe për asgjë. Do ndiheni vërtet me fat qe e keni atë pranë. Beqaret me ne fund do ndihen te përmbushur pas takimit qe do realizojnë. Sot për ta do rilinde shpresa. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen dhe kjo do ju lejoje te bëni ndonjë investim me tepër se zakonisht.

BINJAKET
Ata qe janë ne një lidhje ka rrezik te kenë mosmarrëveshje sot dhe mund te arrijnë te mendojnë edhe një shkëputje te përkohshme. Për çdo hap duhet patjetër te bien ne konsensus me atë qe kane ne krah. Beqaret do pushtohen nga euforia dhe mund te hedhin hapa goxha te rëndësishme. Për financat ka për te qene një nga ditët me te mira dhe do ndiheni te qete kur te shpenzoni.

GAFORRJA
Venusi do e favorizoje jashtë mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni shume te drejtpërdrejtë me partnerin dhe do dini te merreni vesh për gjithçka me te. Beqaret do kenë një dite interesante, por nuk do ndihen ende gati për te filluar lidhje. Për buxhetin nuk duhet te shqetësoheni pasi Neptuni do arrije t’i mbaje financat te stabilizuara. Nuk do keni asnjë lloj problemi.

LUANI
Do dini si të silleni si duhet me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe shume nga dëshirat qe keni pasur do ju plotësohen. Ai do jete pafundësisht i ëmbël dhe romantik. Për beqaret gjithashtu pritet një klime e ngrohte dhe mjaft emocionuese. Edhe për ta gjerat do jene me ndryshe. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer megjithatë disi me i mire se disa dite me pare.

VIRGJERESHA
Nëse jeta juaj ne çift ka kohe qe ka probleme te vogla, sot është momenti te sqaroni gjithçka për te qene me te qete. Pranojini edhe gabimet e vogla qe keni bere vete dhe mos ua hidhi përherë fajin te tjerëve. Beqaret tani për tani do preferojnë vetëm te bëjnë miq dhe jo te fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar do keni mbështetje nga te afërmit dhe nuk do gjendeni ne vështirësi.

PESHORJA
Dielli do e favorizoje mjaft jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do përkujdeseni gjithë kohës për atë qe keni ne krah. Beqaret me ne fund do realizojnë një takim qe do i beje te ëndërrojnë dhe ta shohin boten ndryshe. Edhe ne planin financiar do jeni me fat. Do arrini t'i shlyeni te gjitha borxhet qe keni pasur dhe mund te kryeni disa shpenzime me tepër.

AKREPI
Do jeni me shprehës sot ju te dashuruarit dhe do krijoni një atmosfere te mrekullueshme ne çift. Partneri nuk do ketë për çfarë te qahet. Beqaret do fillojnë aventura kalimtare. Për ta janë me te rëndësishme emocionet e momentit dhe nuk mendojnë për te nesërmen. Ne planin financiar yjet do ndikojnë pozitivisht dhe gjendja do jete goxha e mire.

SHIGJETARI
Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me momente te lumtura sot. Do përjetoni kënaqësi te njëpasnjëshme dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë moment nga partneri. Beqaret do jene ne humor te mire dhe gati edhe për ndonjë aventure te çmendur. Me shpenzimet duhet te tregoheni patjetër te matur pasi nëse nuk e bëni këtë mund te shpenzoni edhe qindarkën e fundit.

BRICJAPI
Partneri do jete i gatshëm t'ua plotësojë çdo dëshirë sot juve qe jeni ne një lidhje edhe sikur ta teproni. Shprehni çdo gjë qe doni sepse rralle here vijnë dite te tilla. Beqaret nuk do kenë kuraje t'ia shprehin pëlqimin dikujt dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Klima yjore do jete e turbullt për financat. Mbajini sa me shume nen kontroll qe te mos keni probleme.

UJORI
Do keni ndjenja edhe me te thella sot ju te dashuruarit dhe kjo do e forcoje akoma me tepër lidhjen tuaj. Çdo çast ka për te qene fantastik. Beqaret do jene me kërkues nga sa duhet dhe nuk kane për te gjetur persona ashtu siç i ëndërrojnë. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë papritur do ndodhe diçka qe do ju mahnite dhe do ua përmirësoje buxhetin ndjeshëm.

PESHQIT
Dite shume e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do ndiheni keq dhe do doni t'i jepni fund gjithckaje, por ne fakt kjo nuk do ishte zgjedhja e duhur. Beqaret do jene më me fat ne dashuri dhe me shume gjase do takojnë personin e ëndrrave. Buxhetin do e menaxhoni me kujdes kështu qe nuk do ju dalin te papritura te pakëndshme.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durres: 27/03/2019 13:54

    Ahahah amon me Po oren e Dini pak a shum e ahahhaha.a ju q.fsha robt.sjeni zot me pa per jeten tuj .tash e pat per gjith boten ca boet mjer medet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit