DASHI
Jeta juaj ne çift do vazhdoje te ketë probleme edhe gjate kësaj dite. Do ketë shume persona qe do ndërhyjnë nga jashtë dhe do ju futin ne probleme te mëdha. Beqaret do marrin me ne fund një përgjigje nga dikush qe kane kohe qe e joshin. Cila do jete ajo? Le te presin deri pasdite. Buxheti nuk ka për te qene i keq megjithatë mire është qe përherë te shpenzoni me kujdes e maturi.
DEMI
Mjedisi yjor do jete disi frustrues sot. Nuk do merrni dot ato kënaqësi qe keni pritur përherë dhe kjo do ju brengose. Beqaret për fat te keq ne vend qe te afrohen me atë qe pëlqejnë do kenë disa kontradikta çka do i behe te kenë dyshime nëse do duan te vazhdojnë joshjen apo jo. Për financat do jete dite e favorshme. Po u treguat te kujdesshëm mundet edhe ta përmirësoni me tepër situatën.
BINJAKET
Jeta juaj ne çift do jete me e mbrojtur nga yjet sot. Sido qe te vijnë gjerat ju do arrini t'i qëndroni besnike atij qe pëlqeni dhe as nuk do mendoni për te ndryshuar diçka. Beqaret do kenë disa mundësi për aventura te këndshme dhe do e lënë veten te lire. Me financat do jeni me te përkushtuar dhe do dini t'i bëni llogarite sa here te keni për te shpenzuar.
GAFORRJA
Ata qe jetojnë ne çift do kalojnë një dite mjaft romantike pranë partnerit tyre te dashur. Do e mposhtni heshtjen dhe do hidheni ne detin e pasionit pa u menduar shume. Beqaret do joshin shume. Disa do harrojnë çdo gjë dhe do kalojnë momente te bukura me atë qe do takojnë. Financat do jene te mira. Para se te jepni para borxh sigurohuni mire nëse ai person do ua ktheje.
LUANI
Sot do kaloni një dite shume te mire me partnerin. Çfarëdo qe te bëni nuk mund ta ndryshoni këtë klime pozitive. Urani do e beje me dinamike jetën tuaj sentimentale. Beqaret do kenë një dashuri me shikim te pare. Gjithsesi mos vraponi shume sepse do lodheni shpejt. Merkuri do iu beje me te organizuar ne planin financiar. Ka ardhur momenti i duhur për te bere një investim.
VIRGJERESHA
Ne fakt prezenca e Venusit duhet te mbronte jetën tuaj ne çift, por ne këtë fushe ashtu si dhe ne fushat e tjera ju do jeni te shpërqendruar, çka nuk do i pëlqejë aspak partnerit. Për beqaret do jete ne program joshja, por nuk do ketë një lidhje serioze. Klima e mire yjore do iu ndihmoje te përmirësoni financat. Jupiteri do iu japë shume fat, ndërsa Urani do sjelle te papritura te këndshme.
PESHORJA
Venusi sot do te favorizoje dashurinë për ciftet, ndërsa Plutoni do iu beje me bashkëpunues. Marrëdhënia me partnerin do jete e qete, harmonike dhe sensuale. Edhe beqaret binjake do kenë një dashuri me shikim te pare. Para se te merrni një vendim te rëndësishëm mendohuni mire. Financat do jene me te mira. Gjithsesi tregohuni te matur qe ato te mos çekuilibrohen.
AKREPI
Jeta sentimentale për çiftet duket se nuk do jete shume harmonike sot. Do ketë pengesa dhe ju nuk do ndiheni shume mire. Beqaret do tërhiqen nga dashuriçkat kalimtare. Mundohuni te mendoni për një lidhje me serioze dhe t’iu jepni fund aventurave. Për sa i përket planit financiar, do jeni me këmbë ne toke dhe buxheti do jete i stabilizuar. Mund te merrni edhe vendime te rëndësishme.
SHIGJETARI
Dielli do e beje shume te bukur jetën e çifteve sot. U bene disa kohe qe dashuria juaj nuk është ne qendër te vëmendjes. Do qëndroni edhe me afër partnerit. Nëse jeni beqare, do jeni si një magnet qe do i tërhiqni te gjithë. Përgatituni për një takim te rëndësishëm. Financat nuk do jene te mira. Beni kujdes me shpenzimet e tepruara qe gjendja mos përkeqësohet edhe me tepër.
BRICJAPI
Sektori i dashurisë se çifteve do jete i favorizuar sot. Do kaloni edhe me shume kohe me partnerin dhe do ndani me te çdo mendim apo ide. Beqaret duhet te kenë me shume besim tek vetja dhe duhet te guxojnë te shprehin pëlqimet. Sot mund t'iu ndodhe gjithçka. Financat do favorizohen akoma me shume. Fale yjeve, por edhe fale kujdesit te treguar situata do jete shume e kënaqshme.
UJORI
Për te ruajtur baromine ne çift sot duhet te bëni edhe me shume lëshime ndaj partnerit. Ne fakt edhe ai nga ana e tij do beje me te mirën. Beqaret do kalojnë edhe momente emocionuese sot, pasi mund te takojnë persona vërtet te këndshëm ne çdo aspekt. Ne planin financiar duhet te merrni masa shume strikte tani qe nuk kane filluar ende problemet. Po filluan zor se do mund ta ndalni dot rrënimin.
PESHQIT
Saturni do jete pozicionuar shume mire ne jetën tuaj ne çift sit dhe do e beje lidhjen me te bukur. Do jeni edhe me te përkushtuar dhe do i shprehni ndjenjat pafundësisht. Beqaret duhet te jene me te sinqerte me personat qe do takojnë dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te gënjejnë për veten. Buxheti do jete me i mire kështu qe përfitoni për te shlyer disa borxhe.