Beqarët duhet të presin për dashurinë, kujdes me lekët/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për sot

Beqarët duhet të presin për dashurinë, kujdes me lekët/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për sot

DASHI

Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Qetësia do mbizotërojë, por ne disa momente mund te ndieni edhe njëfarë brenge apo mërzitjeje. Beqaret nuk do i marrin parasysh ato qe do iu thonë miqtë dhe mund te bëjnë zgjedhje te gabuara. Me financat tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse vetëm ne këtë mënyrë do e mbani situatën nen kontroll.

DEMI

Duhet te jeni me realiste sot ju te dashuruarit dhe duhet t'i pranoni gabimet qe keni bere ne çift. Vetëm kështu do mund te mbani një marrëdhënie te qëndrueshme dhe pa probleme. Beqaret do jene pafund joshës dhe do arrijnë te bëjnë për vete çdo person qe do pëlqejnë. Me shpenzimet do jeni te kursyer kështu qe gjendja do mbetet e kënaqshme.

BINJAKET

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e shkëlqyer sot. Do ndiheni te përkëdhelur dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te presin edhe pak para se te hedhin hapa. Ne planin financiar do përballeni me surpriza te këndshme. Ndihma e te afërmve do jete e vyer, por edhe mënyra juaj e te menaxhuarit.

GAFORRJA

Te dashuruarit nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura nga partneri i tyre pasi ai nuk është zoti qe mund t'iu plotësojë çdo dëshirë. Duhet te jene me realiste nëse duan qe te kenë lidhje afatgjate. Për beqaret ka për te qene një dite akoma me e favorshme se me pare pasi atyre do iu jepen mundësi edhe me te mira njohjeje. Financat do jene delikate, por nuk duhet kurrsesi te merrni hua.

LUANI

Fale ndikimit te madh te Venusit, sot do përjetoni emocione shume te forta ju te dashuruarit. Si ju ashtu edhe partneri do i shprehni edhe me tepër ndjenjat dhe do i përkushtoheni me tepër njeri-tjetrit. Beqaret do kenë një dite plot re dhe nuk do iu jepet asnjë mundësi për njohje interesante. Ne planin financiar do ketë zhvillime goxha pozitive dhe situata do jete me e kënaqshme.

VIRGJERESHA

Dite shume e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni shume bashkëpunues me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do ketë përmirësime te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë një dite interesante dhe me disa takime për t'u veçuar. Gjithsesi mire është qe sot te mos hedhin hapa. Financat do dini si t'i mbani nen kontroll.

PESHORJA

Nëse qaheni nga përkujdes i partnerit gjate kësaj dite do te thotë se keni teka te kota. Ai do beje çdo gjë për ju dhe do ju vere ne plan te pare. Beqaret nuk do kenë asnjë mundësi për te realizuar lidhjet qe kane ëndërruar gjithmonë dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar fati do jete ne anën e tyre. Do dine gjithë kohës si t'i menaxhojnë te ardhurat dhe do heqin edhe disa mënjanë.

AKREPI

Do jeni me te çlirët sot me atë qe keni ne krah dhe do flini për çdo gjë qe keni ne mendje. Harmona dhe begatia qe do ju karakterizoje do jete e adhurueshme. Beqaret me shume gjase do realizojnë takimin e tyre te jetës dhe gjithçka do ju ndryshoje brenda pak sekondash. Ne planin financiar veproni me shume kujdes nëse nuk doni te keni probleme e vështirësi.

SHIGJETARI

Do jeni me te përkujdesur se çdo here tjetër sot ju te dashuruarit dhe do bëni me te mirën për lidhjen qe keni krijuar. Mes jush nuk ka për te lindur asnjë debat i forte. Beqaret do tundohen tej mase nga disa persona, por do druhen te hedhin hapa. Miqtë do iu ndihmojnë tej mase. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu qe as mos u merakosni fare. Mund te përfitoni edhe për te bere disa investime.

BRICJAPI

Neptuni do pozicionet keq gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe mund te kaloni edhe momente delikate se bashku me partnerin. Asnjeri nga te dy nuk do hape rruge. Beqaret nuk duhet ta marrin seriozisht çdo ngacmim qe do iu behet sepse mund te lëndohen. E mira është t'i mbajnë gjithë kohës këmbët ne toke. Ne planin financiar gjendja do jete e mire dhe nuk do keni asnjë vështirësi.

UJORI

Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jete shume konfliktuale gjate kësaj dite. Nuk do merreni vesh për shume gjera dhe here pas here do debatoni ashpër. Beqaret do kenë një dite te mbushur me surpriza. Zemra e tyre do ndihet e plotësuar dhe e mbushur me gëzim. Ne planin financiar do jeni me fat megjithatë do ju duhet një menaxhim me i mire qe gjendja te mos ndryshoje shpejt.

PESHQIT

Jeta sentimentale e juve qe jeni ne një lidhje do jete jashtëzakonshme sot. Jo vetëm qe do ja shprehni ndjenjat njeri-tjetrit, por do përgatisni ne çdo moment edhe surpriza. Beqaret duhet te tregohen paksa me te duruar ne mënyrë qe ta gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Po u nxituan do bëjnë gabime fatale. Buxheti do jete i mire. Mund te bëni edhe investimet qe keni menduar se bashku me disa miq.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë