DASHI
Me Saturnin ne krah jeta juaj sot do jete goxha e këndshme. Do keni vetëm sy për partnerin tuaj dhe marrëdhënia me te do jete e jashtëzakonshme. Beqaret nga ana tjetër mund te futen ne konflikte me disa persona qe do takojnë rishtazi dhe nuk do kenë mendje për lidhje. Ne planin financiar yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do arrini ta mbani situatën nen kontroll gjithë kohës.
DEMI
Gjate kësaj dite do jeni shume realiste ne lidhjen tuaj dhe do merreni vesh si duhet me atë qe keni ne krah. Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e nxehte ne mbrëmje. Beqaret duhet te tregohen sa me te arsyeshëm ne mënyrë qe te mos lëndohen. Ka kohe për gjithçka. Financat ne tërësi do jene te mbrojtura nga Plutoni. Nuk do keni aspak probleme ne këtë fushe.
BINJAKET
Jeta juaj ne çift do ece shume mire sot. Partneri do tregohet i përkujdes dhe i ëmbël me ju ne çdo moment. Beqaret do kenë një dite goxha te ndërlikuar dhe nuk do e kenë shume mendjen për te filluar një lidhje. Me mire le te presin edhe pak kohe. Marsi, planeti i energjisë dhe veprimit do ua përmirësojë situatën financiare. Do jeni me te logjikshëm me çdo hap qe do hidhni.
GAFORRJA
Dite sharmante ka për te qene kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje. Do i shihni gjerat pozitivisht dhe nuk do mendoni për te shkuarën e trishte. Beqaret do ndihen te detyruar te pranojnë ftesat qe do ju bëhen dhe nuk do ndihen shume te gëzuar. Ne planin financiar gjerat do jene shume ne rregull pasi kohet e fundit keni ditur ti menaxhoni me kujdes paratë.
LUANI
Dite e favorshme për te folur hapur me partnerin dhe për te sqaruar çdo qejfmbetje. Po nuk e bëtë sot situata edhe mund t’iu ndërlikohet. Beqaret do jene gati për aventura nga me te ndryshmet kështu qe do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Buxheti do jete i mire, megjithatë po kryet shpenzime te palogjikshme situata mundet t’iu dale jashtë kontrollit shume shpejt.
VIRGJERESHA
Sot do i përkushtoheni me mish e me shpirt partnerit tuaj dhe marrëdhënia me te do jete e jashtëzakonshme. Çdo çast do përjetoni kënaqësi te forta. Ata qe janë vetëm do gjejnë personin special qe kane kërkuar prej kohesh. Për ta gjithçka do jete shume me ndryshe. Për te përmirësuar financat mundet te merrni edhe para hua. Gjithsesi dita nuk do jete shume e keqe.
PESHORJA
Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete monotone sot. Për këtë arsye shpesh do jeni te mërzitur dhe mezi do i shtyni orët. Beqaret ka mundësi te takohen rastësisht me disa persona ne rruge, ne palestër ose ne kinema. Një prej tyre mund te behet shume shpejt me i afërt nga sa mendonin. Buxheti do jene tejet delikat, prandaj edhe shpenzimet e domosdoshme duhet t'i kryeni me kujdes.
AKREPI
Ata qe janë ne një lidhje kane për te pasur një dite shume te qete sot. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqareve do ju duhet te presin ende disa kohe për te pasur ndryshime te statusit pasi sot nuk do jete momenti i duhur. Perspektivat financiare, për fatin tuaj te mire, do jene shpresëdhënëse. Organizojeni situatën si duhet dhe keni për te hequr edhe para mënjanë.
SHIGJETARI
Sot do kaloni momente te jashtëzakonshme ne praninë e partnerit tuaj dhe bota do ju duket me e bukur se asnjëherë me pare. Si ju ashtu edhe partneri do mundoheni gjithë kohës t'ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Beqaret do fillojnë një lidhje pasionante, e cila edhe pse nuk mund te ece gjate do ju ofroje mjaft kënaqësi. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes sepse parashikimet nuk janë pozitive.
BRICJAPI
Mirëqenia dhe harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Gjate gjithë kohës do merreni vesh me partnerin dhe nuk do debatoni për asgjë me njeri-tjetrin. Beqaret duhet te shohim me kujdes kudo qe te shkojnë dhe nuk duhet t'iu besojnë te gjithëve atyre qe do i joshin. Ne planin financiar nuk priten aspak probleme dhe vështirësi.
UJORI
Sot do i qëndroni gjate gjithë kohës besnike atij qe keni ne krah dhe do mundoheni te bëni edhe ndonjë surprize qe emocionet te shumëfishohen. Beqaret me mire t'i marrin gjerat shtruar dhe te mos hedhin asnjë hap te pamenduar pasi mund te lëndohen. Ne planin financiar Merkuri do ua qartësojë mendimet dhe do ju nxite te jeni me te logjikshëm me shpenzimet.
PESHQIT
Dite e begate do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Lumturi, çaste te bukura, pasion, entuziazëm dhe qëndrueshmëri. Këto do jene fjalët qe do e përshkruajnë me se miri ditën. Edhe për beqaret do ndodhin gjera interesante. Neptuni do jete ai qe do ju ndihmoje gjithë kohës me financat dhe gjendja do vije duke u përmirësuar.