Beqarët me plot surpriza, jo lidhje serioze, por aventura/ Zbuloni shenjat me fat

Beqarët me plot surpriza, jo lidhje serioze, por aventura/ Zbuloni shenjat me fat

DASHI
Bashkëpunimi ne çift do jete edhe me i forte gjate kësaj dite. Tensioni qe ka ekzistuar me partnerin do te shuhet dhe ju do merrni fryme me lirisht. Beqaret nuk duhet te krijojnë shume iluzione sepse edhe mund te lëndohen. Me mire do jete t’i marrin gjerat sa me shtruar. Ne planin financiar Urani do ua beje gjerat me te lehta dhe nuk do keni tronditje si me pare.

DEMI
Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume elektrizues sot. Do debatoni për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe nuk do bini dot ne një mendje për asgjë. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë kështu qe nuk do kërkojnë me patjetër një lidhje. Duke i marre gjerat shtruar atyre do iu dale edhe me mire. Financat mezi do i menaxhoni si duhet dhe gjendja do përkeqësohet.

BINJAKET
Ju qe keni kohe qe keni krijuar një lidhje, sot do kujdeseni për çdo detaj ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin si duhet. Do toleroni edhe me shume se me pare. Beqaret do jene sharmante ne maksimum dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë prej muajsh. Situata financiare do jete goxha me e mire nga me pare. Shfrytëzojeni rastin për te bere edhe disa investime me shume.

GAFORRJA
Dite e mbushur me bashkëpunim ka për te qene kjo e sotmja për ju. Partneri do jete edhe me i duruar dhe me i gatshëm për t’ua bere qejfin çdo moment. Beqaret nuk do mendohen gjate për te hedhur hapa dhe mund te hidhen ne krah e dikujt qe ka kohe qe i josh. Financat duhet t’i menaxhoni me më shume kujdes sepse po iu filluan problemet zor se do i zgjidhni menjëherë.

LUANI
Dielli do e ngrohe gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot dhe do beje qe marrëdhënia juaj me partnerin te jete e kënaqshme. Nuk do e mbani me kokën mënjanë dhe do afroheni me partnerin. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos qëndrojnë me vetëm. Buxheti do jete goxha i qëndrueshëm. Shpenzimet e mëdha mundohuni t’i shtyni për me vone.

VIRGJERESHA
Ju te dashuruarit do keni një dite te jashtëzakonshme sot. Gëzimi qe do përjetoni do jete aq i madh saqë nuk do dëshironi te vije nata. Edhe beqaret do jene te privilegjuar. Qe ne orët e para te mëngjesit ata do njihen me persona interesante qe do i bëjnë te buzëqeshin. Financat do mbeten te kënaqshme. Ju do jeni realiste dhe do dini si t’i menaxhoni ato sa me mire.

PESHORJA
Marrëdhënia ne çift ka për te qene disi me e stabilizuar sot. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe nuk do mbani me mëri as për te shkuarën. Beqaret do kenë mundësi te mira për te filluar aventura romantike mjaft emocionuese. Ne planin financiar mos merrni shume rreziqe sepse situata ne një moment mund t'iu dale jashtë kontrollit dhe do i vuani gjate pasojat.

AKREPI
Marrëdhënia juaj me partnerit do jete e mbushur me gëzim e hare sot. Do e keni me te lehte te komunikoni dhe te shprehni çdo dëshirë. Beqaret do kenë një dite plot surpriza te këndshme. Për te përjetuar kënaqësi e për te mos u ndier me vetëm mund te fillojnë edhe aventura afatshkurtra. Financat nuk do jene te mira dhe do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime.

SHIGJETARI
Do jeni me te qarte për atë qe doni te bëni sot ne jetën tuaj ne çift dhe shume gjera kane për te marre udhën e duhur. Komunikimi dhe bashkëpunimi do jete i ngrohte. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i shprehin ndjenjat sa me shume qe te mundin sepse vetëm ne këtë mënyrë do e bëjnë për vete personin e duhur. Ne planin financiar duhet kujdes. Ulini menjëherë shpenzimet.

BRICJAPI
Dite shume e bukur dhe pa te papritura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin tuaj dhe e ardhmja do jete e mrekullueshme. Edhe për beqaret perspektivat janë te mira. Mos prisni te filloni menjëherë lidhje serioze. Ne planin financiar duhet te reflektoni me kujdes dhe te mos hidhni hapa te pamenduara.

UJORI
Do jeni shume te shqetësuar sot lidhur me një çështje delikate dhe asgjë nuk ka për te ecur si duhet me partnerin. Mos e lini shume pas dore sepse situata mund te dale edhe jashtë kontrollit tërësisht. Beqaret nuk duhet te tregohen impulsive sepse do gabojnë. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur gjendja e te ardhurave te jete e qëndrueshme.

PESHQIT
Dite shume e tensionuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni ide dhe mendime te ndryshme me partnerin dhe nuk do kuptoheni dot se bashku. Beqaret do kenë disa njohje, por asnjeri nuk do iu duket i përshtatshëm për ta pasur pranë. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen qe ju keni pritur. Do ju duhet ende kohe për ta përmirësuar situatën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura