Beqarët në humor dhe fat në dashuri, qetësi nga lekët/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

Beqarët në humor dhe fat në dashuri, qetësi nga lekët/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

DASHI
Do jeni shume xheloze sot ju te dashuruarit dhe kjo mund te shkaktoje probleme ne çift here pas here. Po nuk ndryshuat nuk do mund te bëni dot ne jete te qete. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë këtë dite për te reflektuar mbi atë qe duan te bëjnë për jetën sentimentale. Buxheti do jete i kënaqshëm dhe nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Mund te bëni edhe ndonjë investim me shume.

DEMI
Nëse doni te afroheni me tepër me atë qe keni ne krah, mundohuni te bëni sa me shume aktivitete te përbashkëta. Pritet qe dita te jete e mire. Beqaret do jene ne humorin e duhur për te joshur këdo qe do pëlqejnë. Jeta e tyre do marre një tjetër drejtim. Ne planin financiar duhen marre masa shume strikte ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet. Po i late gjerat pas dorës mund te keni probleme.

BINJAKET
Jeta juaj ne çift do jete e privilegjuar gjate kësaj dite. Ne çdo moment do ndiheni te qete dhe nuk do ju linde asnjë lloj problemi me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te mos ndërmarrin rreziqe te mëdha vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre sepse do pendohen. Plutoni do ju ndihmoje t'i zgjidhni shpejt problemet financiare dhe do e riorganizoni situatën.

GAFORRJA
Jeta juaj ne çift do jete mjaft harmonike gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe nuk do preferoheni te ndaheni asnjë moment prej tij. Beqaret do realizojnë disa takime, por nuk duhet ta kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje. Çdo gjë ka kohen e vet. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë hapa te pamenduara sepse situata mund te dale jashtë kontrollit.

LUANI
Do e kritikoni gjate gjithë kohës partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia me te mund te ketë disa luhatje. Beni kujdes. Beqaret do jene impulsive dhe mund te bëjnë disa gabime te pafalshme. Mendoni pak edhe për te ardhmen jo vetëm për te tashmen. Gjendja e financave ka për te mbetur e kënaqshme sepse do dini sa para te shpenzoni e sa te hiqni mënjanë.

VIRGJERESHA
Dite shume e mërzitshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne përgjithësi do mbizotërojë rutina dhe mezi do shtyhet çdo moment. Beqaret do argëtohen pafund me disa persona qe kane njohur se fundmi, por do presin edhe pak për te hedhur hapa. Buxheti do jete shume me i mire se me pare. Shfrytëzojeni këtë mundësi për te kryer investimet e menduara.

PESHORJA
Nëse kohet e fundit partneri juaj nuk është treguar shume korrekt dhe i sjellshëm me ju, mundohuni t'ia sqaroni me kujdes gjerat dhe jo te merrni menjëherë vendime. Beqaret do i kenë mendimet shume te qarta dhe nuk do hedhin aspak hapa te pamenduara mire. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës qetësia. Nuk pritet asnjë tronditje ne këtë sektor.

AKREPI
Dite mjaft e përshtatshme për dashurinë do jete kjo e sotmja. Do i shprehni me më tepër pasion ndjenjat dhe atmosfera do jete e kënaqshme. Beqareve papritur do ju konkretizohen ëndrrat dhe gjithçka do ju duhet e habitshme. Mire është ta shfrytëzojnë sa te mundin çdo moment. Klima yjore do jete e ngrohte edhe për financat. Situata do jete shume me e mire nga me pare.

SHIGJETARI
Do filloni te bëni plane afatgjata me partnerin tuaj sot sepse e keni kuptuar qe jeni bere për njeri-tjetrin dhe nuk do doni te ndaheni kurrë. Beqaret duhet t'i shprehin sa te munden ndjenjat e tyre sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë mund te ndodhe. Ne planin financiar do dini si t'i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur dhe ne fund te ditës do ndiheni shume me te qete.

BRICJAPI
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak problematike gjate kësaj dite. Do dini gjithmonë si te silleni me partnerin tuaj dhe do ruani një marrëdhënie te qëndrueshme. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe emocione. Shume gjera kane për te ndryshuar njëherë e mire për ta. ne planin financiar duhet bere kujdes. Mos dëgjoni këshillat e te afërmve dhe shmangni dhëniet e huave.

UJORI
Sot do gjendeni ne situata vërtet te vështira ju te dashuruarit dhe nuk do dini çfarë zgjidhjesh te bëni. Mendohuni gjate dhe po nuk vendoset dot kërkojini partnerit me tepër kohës. Beqaret do kenë një dite rutine dhe pa asgjë interesante. Duhet ende te presin pak kohe. Ne planin financiar ka rrezik te bëni disa gabime dhe mund te vuani pasojat.

PESHQIT
Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume me e mire gjate kësaj dite. Do jeni me te kthjellet ne mendime dhe do hidhni hapat e duhura. Beqaret gjithashtu do jene ne humor te mire dhe gati te bëjnë çdo lloj çmendurie vetëm për te ndryshuar statusin. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite para se te shpenzoni ne mënyrë qe te mos ju dalin te papritura te pakëndshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja