'Beqarët s'do jenë të aftë për të joshur'/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për sot

'Beqarët s'do jenë të aftë për të joshur'/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për sot

DASHI
Ju qe jeni ne një lidhje, nëse bëni përpjekjet e duhura sot do e konsolidoni marrëdhënien dhe do vendosni ekuilibrin qe aq shume keni dëshiruar. Beqaret do fillojnë te mendojnë për te ardhmen pas një takimi emocionues qe do realizojnë. Po patën dëshirën e mire mund te arrijnë ta bëjnë për vete atë person. Me shpenzimet mire është te tregoheni te arsyeshëm edhe pse gjendja ne fakt do jete e kënaqshme.

DEMI
Jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar sot. Planetët do ua mbrojnë marrëdhënien dhe do ju bëjnë te shpreheni me lirisht për njeri-tjetrin. Nëse jeni ende vetëm me mire bëni edhe pak durim dhe mos u nxitoni te hidhni hapa te pamenduara mire. Ne planin financiar do arrini te gjeni zgjidhje edhe për problemet me te mëdha dhe deri ne fund te ditës do rivendoset qetësia.

BINJAKET
Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume i qete sot. Do dini si ta mbani zgjuar emocionin dhe pasionin dhe nuk do mërziteni asnjë çast pranë atij qe keni ne krah. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa gjigande dhe do preferojnë te presin ende. Ne planin financiar Saturni do pozicionohet keq kështu qe duhet te tregoheni sa me te kujdesshëm për te mos u rrënuar.

GAFORRJA
Do jeni shume nostalgjike sot ju te dashuruarit dhe do preferoni te bëni disa gjera si me pare. Partneri do ju përshtatet dhe do dashuroheni si adoleshente. Beqaret do realizojnë plot takime interesante, por asnjë nuk do mund te kthehet ne lidhje serioze dhe te qëndrueshme. Ne planin financiar do jeni shume te organizuar dhe gjendja do mbetet goxha e stabilizuar.

LUANI
Te dashuruarit duhet te tregohen te kujdesshëm gjate kësaj dite dhe nuk duhet te luajnë me zjarrin. Merkuri do ndikoje negativisht dhe mund t’i fute ata ne probleme. Beqaret nuk do jene shume te afte për te joshur dhe nuk do arrijnë asgjë. Ata nuk duhet te pranojnë as ftesat e ardhura nga persona te panjohur. Për sektorin financiar do jete një dite e qete, por jo me përfitime te konsiderueshme.

VIRGJERESHA
Do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe gati t'ia plotësoni te gjitha tekat partnerit. Çdo çast ka për te qene i mrekullueshëm. Beqaret do ndihmohen nga Merkuri, i cili do iu japë shtysën e duhur për ta ndryshuar statusin. Ne planin financiar do jete një dite me fat dhe nuk do e keni aspak te vështirë te kryeni te gjitha shpenzimet e domosdoshme.

PESHORJA
Dita e sotme nuk do jete shume e mire për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do ju dalin probleme te mëdha dhe nuk do ndiheni mire për asnjë moment. Beqareve do ju rrahe zemra shume fort pas një takimi qe do realizojnë ne mesdite. Ne planin financiar nuk do keni asnjë vështirësi, përkundrazi do ju dalin paratë edhe për te shpenzuar edhe për te hequr disa mënjanë.

AKREPI
Ka mundësi qe lidhja juaj ne çift te thellohet akoma me shume gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire ne çdo moment dhe te bekuar qe keni ne krah një person te mrekullueshëm. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa te rëndësishme pasi jo te gjithë janë ashtu si duken. Financat do jene te kënaqshme, kështu qe mund t'iu lejohet edhe ndonjë investim.

SHIGJETARI
Nuk duhet te nxitoheni për asgjë sot ju te dashuruarit, por gjithçka duhet ta merrni me qetësi. Nga ana tjetër nuk duhet t'iu besoni thashethemeve qe mund te thonë njerëzit për partnerin tuaj. Gjithçka do behet nga zilia. Beqaret do jene ne humor dhe gati për çdo çmenduri. Buxheti nuk do jete i keq, por një shpenzim i madh dhe i pamenduar mund t'iu trondite.

BRICJAPI
Dite e mbushur me vështirësi do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Here pas here mund te debatoni ashpër me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do realizojnë takimin e tyre te ëndrrave. Për ta çdo gjë ka për te qene me ndryshme tani e tutje. Merkuri do ju sjelle fat ne planin financiar dhe buxheti ka për te qene shume i mire.

UJORI
Do i keni shume te qarta mendimet sot ju te dashuruarit dhe do bëni te pamundurën qe ta ndryshoni për mire marrëdhënien qe keni. Edhe partneri do përgatisë surpriza te këndshme. Beqaret do jene te vendosur te kërkojnë persona me te cilët te fillojnë lidhje serioze. Mundësitë nuk do mungojnë. Buxheti do jete goxha i mire kështu qe nuk do keni për çfarë te merakoseni.

PESHQIT
Dite me shume fat do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i zgjidhni qe ne mëngjes disa hatërmbetje me partnerin dhe do ndiheni gati për te marre vendime. Beqaret nuk do jene gati te hedhin hapa, por nga ana tjetër nuk do i refuzojnë ftesat për njohje te reja. Buxheti nuk mund te rritet ne mënyrë te menjëhershme kështu qe nuk mund ta kërkoni me ngulm këtë gjë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja