DASHI 21. mars - 20. prill
Gjate kësaj dite do jeni ne humor shume te mire dhe te gatshëm për te bere edhe surpriza ndaj partnerit. Ne përgjithësi atmosfera do jete goxha sensuale dhe e ngrohte. Edhe beqaret do jene me fat ne dashuri dhe mund te fillojnë lidhjen qe kane ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar nuk do ndikoje asnjë planet kështu qe gjendja do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme gjithë kohës.
DEMI 21. prill - 21. maj
Urani nuk do sjelle shume te mira ne jetën tuaj ne çift. Do e keni te vështirë te komunikoni lirshëm dhe here pas here do iu lindin debate te forta. Beqareve do iu mungoje përqendrimi dhe as nuk do mendojnë për te filluar një lidhje. Ata ende nuk e dine ke te zgjedhin. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe gjendja ne këtë sektor do mbetet e kënaqshme.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Nëse doni qe marrëdhënia juaj te ece sa me mire gjate kësaj dite, duhet patjetër te ndërmerrni disa rreziqe dhe te bëni diçka ndryshe. Vetëm kështu gjerat për ju do përmirësohen. Beqaret duhet te jene realiste dhe nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura. Planin i financave nuk do jete i keq megjithatë as ne gjendjen me te mire te mundshme. Beni kujdes me çdo hap qe do hidhni.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Ka rrezik t’iu lindin shume dyshime sot pe rate qe keni ne krah dhe nuk do ndiheni aspak te qete si me pare. Çdo hap do e hidhni te mirëmenduar. Beqaret ka shume mundësi te qëndrojnë ne ambientin e tyre dhe as te mos tentojnë te joshin. Këtë ata do mendojnë ta bëjnë me vone. Për financat gjendja do jete goxha e paqëndrueshme. Tregoni kujdes dhe kërkoni ndihme sa me pare.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Marrëdhënia juaj me partnerin do mbetet e mire sot dhe nuk do keni ankesa te mëdha për njeri-tjetrin. Do jeni dëgjues te mire dhe do flisni hapur për gjithçka. Beqaret do kenë vërtet fat ne jetën e tyre dhe mbrëmja ka për te qene euforike. Ne planin financiar duhet te vendosini sa me pare disa kufizime ne mënyrë qe gjendja mos jete problematike si me pare.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qëndrueshme sot, Ne disa momentet do dini si te dashuroheni me partnerin, por ne disa te tjera do debatoni ashpër me te dhe mund te thoni fjale lënduese. Beqaret nuk duhet te nxitohen nëse vërtet duan ta gjejnë personin me te përshtatshëm. Sektori i financave do jete i begate dhe pa asnjë lloj problemi.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Do jeni shume sensuale sot dhe delikate me çdo gjest ndaj partnerit. Do e dashuroni ne mënyrë shume te veçante atë dhe emocionet kane për te qene me te forta edhe nga sa vete ju mendonit. Beqaret do kenë takime sensacionale qe do ua ngrenë zemrën peshe dhe do i nxitin te përfitojnë sa me shume prej tyre. Me shpenzimet do tregoheni te kufizuar dhe gjendja nuk do ketë as problemin me te vogël.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Sot do keni disa debate te vogla me partnerin tuaj, por ato do bëjnë me shume zhurme sesa do sjellin probleme. Ne pasdite gjendja do jete me e mire. Beqaret nuk do duan te bëjnë asnjë ndryshim ne statusin e tyre sepse pranë miqve do përjetojnë kënaqësi te paimagjinueshme. Buxheti do filloje te ketë disa përmirësime te vogla te cilat shume shpejt do ju lejojnë te bëni investimet e menduara.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Gjerat mes jush dhe partnerit do ecin mjaft mire sot. Komunikimi dhe toleranca janë pikat tuaja me te forta te cilat kane bere qe situata te mbetet e qëndrueshme. Beqareve do ju rrahe zemra me fort se asnjëherë me pare, por do druajte te hedhin menjëherë hapa. Për financat ka për te qene një dite e trazuar. Mundohuni te mos shpenzoni pa llogari dhe mendoni edhe për te ardhmen.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Dite shume e ekuilibruar ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do flisni hapur edhe për disa probleme te vjetra dhe do i zgjidhni ato një e nga një. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri, megjithatë dita do kaloje mjaft mire fale pranisë se miqve dhe te afërmve me te dashur. Shpenzimet e papritura, por te domosdoshme mund ta tronditin pak situatën financiare.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Mos e acaroni shume partnerin tuaj sot dhe mos e vini nen trysni pasi do e largoni nga vetja gjithnjë e me shume. Beqaret do ndihmohen shume nga miqtë e ngushte dhe do arrijnë te realizojnë disa takime shume interesante. Shume shpejt edhe ata do fillojnë një lidhje serioze. Buxheti nuk ka për te qene i keq, megjithatë për te mos pasur probleme as nesër mire është te ulni disa shpenzime te përditshme.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Do jeni shume te frymëzuar sot ju te dashuruarit dhe do përgatisni edhe surpriza te njëpasnjëshme për partnerin. Marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Beqaret duhet ta harrojnë përgjithmonë një person qe kane pëlqyer me pare sepse përndryshe nuk mund te shohin dot drejt se ardhmes. Sot nuk do jete dite me fat për ta. Buxhetin do dini si ta mbani nen kontroll.