Beqarët do bien në dashuri me një person që e kanë mik/ Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot

Beqarët do bien në dashuri me një person që e kanë mik/ Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot

DASHI

Sado qe te mundohen t’ua prishin planet sot ju te dashuruarve, nuk kane për t’ia dale dot mbanë. Ju do jeni te pandashëm nga partneri dhe tejet bashkëpunues. Beqareve do ju ecin gjerat ashtu si ata kane dashur dhe zemra do ju mbushet plot e përplot. Ne planin financiar duhet te tregoheni te matur edhe sikur situata te jete e kënaqshme. Duhet te mendoni edhe për te nesërmen.

DEMI

Do kaloni momente shume te veçanta gjate kësaj dite dhe do doni te mos shkëputeni asnjë çast nga partneri juaj. Sado intriga t’iu bëjnë te tjerët nuk do ja dalin dit t’iu ndajnë. Beqaret do jene tejet te interesuar për një person dhe do ndihen gati për te hedhur hapa te mëdha me te. Financat ka mundësi te përmirësohen fale një shpërblimi te madh qe do iu jepet për punën e bere.

BINJAKET

Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Nuk do keni aspak imagjinate te bëni diçka ndryshe dhe shpesh do jeni te mërzitur. Beqaret do ndihen me te çliruar për te dale neper takime, megjithatë mundësitë sot nuk do jene te mrekullueshme. Ne planin financiar gjerat do jene me mire se me pare. Do ndiheni me shume fat dhe do arrini te grumbulloni para.

GAFORRJA

Te nxitur nga Merkuri do i shtoni dozat e fantazisë ne çift sot dhe do e bëni atmosferën edhe me interesante. Gjithçka do ketë me shume shije se me pare. Beqaret nuk do kenë me dyshime për atë qe duhet te bëjnë dhe do veprojnë me bindje te plote. Priten goxha ndryshime. Me financat duhet te jeni vigjilentë. Kryejini shpenzimet e domosdoshme dhe bëni kujdes me shpenzimet e qejfit.

LUANI

Nëse jeta juaj ne çift ka qene delikate këto dite, mundohuni qe sot te tregoheni me tolerante, me largpamës dhe me te matur. Plutonin do e keni ne krah. Beqaret do bien ne dashuri me një person qe e kane mik prej vitesh. Mire është qe te gjejnë momentin e duhur për te bere deklarata. Sektori i financave nuk do jete aspak i keq. Do dini mire si ta menaxhoni situatën.

VIRGJERESHA

Do jeni shume kërkues dhe shume strike me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Kjo gjë do e përkeqësojë marrëdhënien mes jush dhe mund te linin edhe debate. Dita e beqareve ka për te qene shume normale dhe pa ndonjë te re mbresëlënëse. Ne planin financiar, te nxitur mjaft nga Marsi, do rrezikoni shume. Për fat te mire gjithçka do ju ece sipas planeve dhe nuk do rrënoheni.

PESHORJA

Dite pozitive ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni gjate gjithë kohës me atë qe keni ne krah dhe shume shpejt do merrni edhe një vendim te rëndësishëm. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës dhe shume shpejt do e ndryshojnë edhe statusin e tyre. Do ju duhet thjesht te bëjnë edhe pak durim. Ne planin financiar do jete mire te parashikoni çdo gjë para se te hidhni hapa.

AKREPI

Nëse shihni qe marrëdhënia juaj me partnerin nuk është aq e forte sa keni ëndërruar, mundohuni te bëni çdo përpjekje për ta përmirësuar atë. Me vullnet te mire do mund t'ia dilni mbanë. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm ne çdo moment pasi po bene gabime do vuajnë për një kohe te gjate. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe vetëm për ta ndryshuar statusin.

SHIGJETARI

Sot do i qëndroni tej mase besnike atij qe keni ne krah dhe nuk do tundoheni nga asgjë. Marrëdhënia ne çift do jete për t'u adhuruar. Beqaret do kenë një dite interesante dhe me njohje te reja, por jo te gjithë do mund te hedhin hapa te sigurta drejt një lidhjeje serioze. Financat mos i lini pas dore. Ne çdo moment mbajeni situatën nen kontroll qe te mos lindin probleme me pas.

BRICJAPI

Jeta juaj ne çift do jete e jashtëzakonshme sot. Dashuria qe keni për njeri-tjetrin do i kaloje te gjitha pengesat dhe për asnjë çast nuk do ndiheni keq. Beqaret do mund te realizojnë një takim mjaft interesant, i cili mund te shndërrohet shpejt edhe ne diçka me tepër. Financat do mbrohen ne çdo moment nga Urani. Gjendja do vije vetëm duke u përmirësuar nga dita ne dite.

UJORI

Dita e sotme nuk ka për te qene aspak rutine. Gjate gjithë kohës do e mbani ndezur zjarrin e pasionit dhe kënaqësitë do jene te forta. Beqaret nuk do tërhiqen aspak nga aventurat kalimtare, përkundrazi do bëjnë te pamundurën për te filluar sa me pare një lidhje serioze e te qëndrueshme. Me shpenzimet do keni probleme te mëdha nëse nuk mateni para se te shpenzoni.

PESHQIT

Merkuri do kujdeset tej mase për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Gjate gjithë kohës do mbizotërojë harmonia dhe mirëkuptimi. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit te tyre, por ne momentin qe me pak do e presin do ju ndodhe diçka e magjishme. Financat mbajini gjithë kohës nen kontroll sepse shume shpejt do ju nevojitet te kryeni pak me tepër shpenzime.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen