Beqarët do jenë në humor/ Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot

Beqarët do jenë në humor/ Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot

DASHI

Rrethanat do jene te tilla gjate kësaj dite qe do ua favorizojnë çdo moment marrëdhënien tuaj ne çift. Do arrini t’i shprehni edhe me tepër ndjenjat. Beqaret do jene ne humor te mire dhe te gatshëm për t’u njohur me persona te rinj. Mundet edhe te ndodhin gjera te bukura sot. Me llogarinë bankare duhet te bëni shume kujdes sepse situata do ju ndërlikohet pamase me vone.

DEMI

Jeta juaj ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite nëse arrini te ruani qetësinë dhe te mos nxitoheni për asnjë çast. Agresive nuk duhet te tregoheni për asnjë çast. Beqaret do afrohen me shume me dike qe dikur e kane pare me një sy tjetër dhe e kane neglizhuar. Ne planin financiar do dini te përshtateni me situatën ne te cilën ndodheni dhe nuk keni për te pasur aspak vështirësi.

BINJAKET

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete pak i turbullt gjate kësaj dite dhe ne disa momente mund te ndiheni keq. Mos u tregoni kokëfortë dhe mos e ngrini zërin fort për gjithçka. Beqaret do jene shume realiste dhe nuk do nxitohen te joshin dike qe nuk është e sigurt nëse mund t’iu siguroje te ardhmen. Për financat do jete një dite delikate sepse nuk do logjikoni aspak kur te shpenzoni.

GAFORRJA

Jeta juaj sentimentale do ketë përkrahjen e Venusit sot. Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me te do jete gjithë kohës e qëndrueshme. Beqaret nuk duhet te gëzohen para kohe pas takimeve qe do realizojnë, por duhet te analizojnë me kujdes gjithçka. Sektori financiar do jete shume here me i mire se me pare kështu qe mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë investim me tepër.

LUANI

Sot do mundoheni te krijoni një ambient sa me te ngrohte dhe pozitiv ne jetën tuaj ne çift. Partner do i vlerësojë pafund përpjekjet dhe do ju përgëzojë. Beqaret për fat te mire do kenë takime te shumta dhe mund te marrin vendime te rëndësishme. Ne planin financiar Hëna do ua ndriçojë pafundësisht idetë dhe do jeni ne gjendje ta mbani situatën nen kontroll.

VIRGJERESHA

Marsi do ju ndihmoje t’i menaxhoni si duhet ndjenjat sot dhe nuk keni për t’u lënduar aspak. Partneri do ju dashuroje si kurrë me pare. Beqaret me mire le te bëjnë edhe pak durim sepse përndryshe mund te zhgënjehen nga zgjedhjet qe do bëjnë. Gjendja e financave do jete me e mire kështu qe me pak përkujdes me tepër mund te arrini ta mbani situatën nen kontroll për një kohe te gjate.

PESHORJA

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e privilegjuar sot. Gjithçka qe keni dashur do ju plotësohet dhe nuk do reshtni ne çdo moment se shprehuri ndjenjat për njeri-tjetrin. Beqaret do mundohen aq shume për te gjetur princin e kaltër, por pa shume rezultat. Ka mundësi qe ata ta humbasin besimin tek vetja. Ne planin financiar duhet te jeni te matur dhe te merrni masa. Po besuat tek lojërat e fatit keni për te pasur probleme serioze.

AKREPI

Sot do bëni përpjekje reale ju te dashuruarit ne mënyrë qe ta forconi edhe me tepër marrëdhënien me partnerin. Nga ana tjetër do mundoheni edhe te largoni rutinën nga lidhja qe keni. Beqaret duhet te shmangin Shigjetaret dhe duhet te kërkojnë vetëm Dema. Ne planin financiar Venusi dhe Urani do ju ndihmojnë te ruani gjithë kohës ekuilibrin.

SHIGJETARI

Shprehini sa me shume qe te mundni ndjenjat tuaja sot sepse partneri do ketë tejet nevoje. Ne këtë mënyrë do e përforconi edhe me tepër lidhjen. Beqareve do ju ndodhe një takim i papritur i cili do ua ndryshoje rrjedhën e jetës qe po bëjnë. Ne planin financiar do ketë veçse përmirësime. Përfitoni nga kjo gjë për te hequr disa para mënjanë.

BRICJAPI

Te nxitur fort nga Merkuri, sot do jeni me te dashur, me tolerante dhe me te kuptueshëm me partnerin tuaj. Marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Beqaret do jene tej mase joshës dhe do arrijnë te bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Gjendja financiare do jete shume e mire, kështu qe përveçse mund te investoni, mund te bëni edhe dhurata për te dashurit e zemrës.

UJORI

Dite shume e favorshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do shpreheni lirshëm për çdo gjë dhe nuk do keni mosmarrëveshje si me pare. Beqaret do kenë takime premtuese te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mire. Tashme jeta do filloje t’iu duket me e bukur. Ne planin financiar do keni mbështetjen e madhe te yjeve dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

PESHQIT

Duhet te bëni me tepër lëshime ndaj partnerit tuaj ju te dashuruarit sepse me inat dhe kokëfortësi vetëm sa do i përkeqësoni gjerat. Beqaret do jene tej mase joshës dhe do marrin plot propozime, por nuk do nxitohen te hedhin menjëherë hapa. Gjendja e financave ka për te qene gjate gjithë kohës e mire. Mund te kryeni edhe ndonjë investim pa ju dridhur dora.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt