Beqarëve do ju rrahë zemra pafundësisht për dikë/ Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot

Beqarëve do ju rrahë zemra pafundësisht për dikë/ Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot

Dashi

Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do shkoni edhe neper vende interesante me partnerin dhe do ndiheni mjaft mire. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm dhe do e vuajnë tej mase këtë gjë. Buxhetin duhet ta menaxhoni me shume përkujdes ne çdo moment dhe gjendja ka për te pasur disa përmirësime.

Demi

Marrëdhënia juaj me partnerin nuk do jete e keqe sot, edhe pse çështjet financiare mund te krijojnë here pas here disa mosmarrëveshje te vogla. Beqaret duhet te dine si ta joshin dhe si ta bëjnë për vete një person qe do pëlqejnë. Ne mbrëmje do ketë disa ndryshime ne jetën e tyre. Ne planin financiar ka për te mbizotëruar gjate gjithë kohës ekuilibri.

Binjaket

Te dashuruarit duhet te tregohen edhe pak te duruar për pasur ndryshimet qe kane dëshiruar gjithmonë. Nëse nxitohen mund te gabojnë rende. Për beqaret ka ardhur momenti i ndryshimeve te mëdha. Qe sot e tutje çdo gjë ka për te qene me e bukur dhe me e plote se me pare. Financat ka mundësi te kenë disa përmirësime për shkak te një shpërblimi qe do merrni nga puna.

Gaforrja

Dite e mbushur me gëzim dhe emocione do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Se bashku me partnerin do bëni te pamundurën qe te largoni çdo dyshim dhe pengese nga jeta juaj. Beqaret do kenë veçse mundësi për disa aventura te shkurtra e pa ndonjë rëndësi te madhe. Me financat tregohuni paksa me te kujdesshëm ne mënyrë qe te mos ju dalin probleme.

Luani

Dite me e favorshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni me tepër kohe për t'ia kushtuar partnerit dhe do i shprehni me më tepër pasion ndjenjat. Edhe beqaret do kenë një dite plot ngjyra, prandaj ne çdo moment do përjetojnë kënaqësi. Ne planin financiar duhet te bëni disa përpjekje për t'u treguar me te arsyeshëm me shpenzimet pasi ne te kundërt do keni probleme serioze.

Virgjwresha

Nëse jeni ne një lidhje te qëndrueshme, sot do keni plot momente romantike. Nëse nga ana tjetër keni pasur disa mosmarrëveshje kohet e fundit, gjerat do fillojnë te normalizohen dhe do ndiheni me te qete. Beqaret duhet te jene gjithë kohës te qeshur dhe te sjellshëm ne mënyrë qe te tërheqin me tepër vëmendjen. Financat do përmirësohen edhe me shume nga sa ju e kishit menduar.

Peshorja

Juve qe jeni ne një lidhje duhet te bëni shume kujdes sot pasi çdo hap i gabuar mund t'iu çojë ne një ndarje përfundimtare. Beqaret nuk do e durojnë dot me vetminë e tyre dhe mund te bëjnë edhe gjera te rrezikshme vetëm për te ndryshuar status. Ky do jete një gabim goxha i rende. Buxheti ka për te qene goxha i mire. Shfrytëzojeni rastin për te lare disa borxhe ose për te bere disa investime.

Akrepi

Për ata qe janë ne një lidhje, kjo do jete një dite plot ngjyra, ngrohtësi, ledhatime dhe here pas here me pasion. Shfrytëzojeni sa me shume. Beqaret duhet te bëjnë ende durim nëse duan te gjejnë personin me te përshtatshëm, pasi sot nuk do jete momenti i duhur. Buxhetin menaxhojeni me maturi dhe keni për ta pare se nuk do keni asnjë problem.

Shigjetari

Nëse doni ta konsolidoni edhe me tepër jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, duhet te jeni me te hapur dhe me tolerante me personin ne krah. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës, por nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin e tyre. Financat nuk do jene te këqija, por as aq te mira sa për te kryer çdo investim qe ju keni menduar prej kohesh. Beni edhe pak durim.

Bricjapi

Dite e mbushur edhe me shprehje te fuqishme ndjenjash, por edhe me xhelozi kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne fakt ai qe keni ne krah ju do pafund, prandaj do bëni mire te mos dyshoni me. Beqaret jo vetëm qe do qëndrojnë gjithë kohës me disa persona qe kane njohur se fundmi, por mund te hedhin edhe hapa me ta. Ne planin financiar keni për te pasur shume fat.

Ujori

Sot do përkujdeseni tej mase për partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me te do jete për t'u pasur zili nga te gjithë. Beqaret do e gjejnë me ne fund personin ideal, por shume larg nga vendi tek i cili kane menduar se do e gjene dhe nga ku kane kërkuar gjithë këto kohe. Buxheti do jete i shkëlqyer ne çdo moment kështu qe do jeni shume te qete ne këtë sektor.

Peshqit

Dite shume e veçante dhe e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbë te dorës. Beqareve do ju rrahe zemra pafundësisht për dike, por do kenë druajtje t'ia shprehin pëlqimin. Financat do jene te konsoliduara kështu qe mund ta kryeni pa frike çdo shpenzim qe do ju duket i logjikshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja