Dashi
Sot do i jepni prioritet qëndrueshmërisë ne çift dhe do bëni te pamundurën për te zgjidhur çdo lloj konflikti. Besnikëria nga te dyja palët do jete e pacenueshme. Beqareve do ua rrëmbejë menjëherë zemrën dikush dhe nuk do bëjnë asgjë për ta ndalur këtë gjë. Financat do jene paksa me te mira, megjithatë ende situata nuk do jete ashtu si ju e dëshironi.
Demi
Çdo gjë ka për te ecur shume mire sot për juve qe keni një lidhje. Mundohuni te mos tregoheni posesive dhe marrëdhënia do vazhdoje te jete gjate kështu. Për beqaret perspektivat do jene te mira, vetëm se duhet te dine si te përfitojnë nga çdo moment. Ne planin financiar do ndiqni një strategji strike te miremenduar prej kohesh. Situata ne këtë sektor do jete edhe me e mire.
Binjakët
Hëna do ju beje shume te paqëndrueshëm sot ju te dashuruarve dhe here pas here mund te keni disa probleme. As vete nuk do e dini çfarë te kërkoni dhe mund te ndiheni keq. Beqaret do kenë energji te pashterueshme dhe do argëtohen pafundësisht. Me e rëndësishmja është qe do kenë njohje dhe do lumturohen. Ne planin financiar Urani do ketë efekte negative dhe do ndiheni keq.
Gaforrja
Ka gjasa qe marrëdhënia juaj ne çift te jete delikate sot dhe mund te mbani edhe njëfarë distance. Emocionet nuk do jene me si me pare. Beqaret nuk do kenë frike nga asgjë dhe do e lëshojnë tërësisht veten. Për ta e rëndësishme do jete te argëtohen me dike. Për financat ka për te qene një dite me shume fat kështu qe mos u habisni edhe nëse fitoni ndonjë lotari te majme.
Luani
Edhe nëse marrëdhënia me partnerin tuaj do jete e nxehte gjate kësaj dite, duhet te mundoheni te qetësoni dhe te gjeni gjuhen e përbashkët. Mos kërkoni gjithmonë te dale e juaja. Beqaret nuk do e kenë shume mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por dikush do ju beje një ftese te papritur. Ne planin financiar Neptuni do bashkëpunojë me Saturnin dhe do ju beje menaxhues te shkëlqyer.
Virgjëresha
Nëse keni një lidhje, orët e para te ditës do jene me delikatet. Zgjidhini mire fjalët qe do thoni sepse po e lënduat tjetrin ai mund te ike përgjithmonë. Beqaret duhet ende te presin per nje lidhje pasiononte ashtu si neper filma. Sot nuk do dalin raste aspak. Ne planin financiar Plutoni do jete i favorshëm dhe do ju ndihmoje ta mbani gjithë kohës situatën nen kontroll.
Peshorja
Do bëni çdo gjë qe keni ne dore sot vetëm për te qene sa me afër partnerit dhe për t'ia shprehur atij ndjenjat sa me shume. Pas mesditës dhe deri ne orët e vona te natës atmosfera do jete fantastike. Beqaret do jene me te vendosur ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe për këtë mundet edhe te sakrifikojnë. Ne planin financiar optimizmi do ju pushtoje gjate gjithë kohës dhe do e mbani situatën nen kontroll.
Akrepi
Jeta juaj ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar sot. Ne fakt as ju dhe as partneri nuk do bëni përpjekjen me te vogël qe ta qetësoni situatën. Beqaret do kenë kërkesa te shumta dhe as sot nuk do e gjejnë personin qe kane ëndërruar. Buxheti do ketë tronditje, por kjo nuk do te thotë qe ju te besoni tek lojërat e fatit për ta ndryshuar situatën. Keni për te pasur me shume probleme.
Shigjetari
Jeta juaj ne çift do jete disi me e qëndrueshme sot. Do i sqaroni edhe problemet e vogla qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete. Beqareve do ju rrahe zemra edhe me fort pasi do e takojnë me ne fund personin te cilin e kane ëndërruar aq shume. Ne planin financiar do kryeni edhe disa transaksione me rëndësi pasi gjendja ka për te qene e shkëlqyer.
Bricjapi
Nëse doni qe marrëdhënia ne çift te jete e mire duhet te jeni sa me te hapur dhe te bëni gjera te reja. Nëse e lini rutinën t'iu pushtoje keni për te pasur probleme serioze. Beqaret do kenë vetëm disa flirtime dhe asgjë me shume sesa kaq. Me shpenzimet mundohuni te jeni sa me te logjikshëm dhe gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme.
Ujori
Fale Plutonit dita e sotme do jete e përmbushur. Do e gjeni kohen t'i përkushtoheni atij qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do mbetet e mire. Beqaret pa u munduar shume do e gjejnë personin e duhur dhe jeta do ju ece ashtu si e kane dëshiruar gjithmonë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, kështu qe mundohuni te jeni sa me te kujdesshëm. Gjithmonë duhet te mendoni edhe për nesër.
Peshqit
Beni gjithmonë atë qe do ndieni sot ju te dashuruarit dhe mos mendoni asnjë çast për ato qe do vijnë me vone. Nëse zemra juaj do ndihet mire atëherë nuk keni çfarë te kërkoni tjetër. Beqaret do kenë disa takime dhe mund te fillojnë një lidhje te qete, por emocionuese. Financat do lënë për te dëshiruar kështu qe po nuk i bëtë mire llogarite para se te shpenzoni do keni tronditje me te mëdha.