Sekretari për programin e Partisë Socialiste, Ilir Beqja e ka komentuar me ironi faktin që Berisha sot inauguroi një tjetër rrugë në një fshat të Lezhës. Sipas tij, rruga e inaugurua është 4-5 metra e gjerë ku mezi shkëmbehen autoveturat e jo më mjetet bujqësore.

“Saliu nuk u dha përgjigje fshatarëve të Lezhës pse janë më të varfërit në Shqipëri”, tha Beqja.

Sekretari për programin pohon se sipas të dhënave nga Ministria e Punës, shkalla e vërfërisë në Lezhë është dy herë më e madhe se mesatarja e vendit. Ai gjithashtu sqaroi faktin se Berisha nuk ka mbështetur asnjë nga familjet që jetojnë në fshat.

“E vetmja zgjidhje për fshatin është Rilindje me programin e PS”, u shpreh Beqja.

Ai sqaroi se Partia Socialiste brenda dy vjetësh do të pajisë fshatarët me çertifikatë pronësie.

(v.gj/shqiptarja.com)