BERAT- Aventura e një të mituri për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Një 10 vjeçar mori pa lejen e të atit automjetin e tij dhe përplasi në rrugë dy vajza të mitura.

Ngjarja e rëndë u shënua paraditen e sotme në fshatin Ciflik të komunës Lumas në Berat. Sipas të dhënave nga policia, 10-vjeçari ka marrë makinën e të atit pa leje e teksa e ngiste në rrugët e fshatit ka përplasur Kristina dhe Pamela Mata, përkatësisht 15 dhe 2 vjeçe, kushurira me njëra tjetrën.

Për pasojë, të dy vajzat kanë mbetur të plagosura, por në gjendje më kritike për jetën ndodhet 2-vjeçare, Pamela, ndërsa 15-vjeçarja ka pësuar vetëm disa fraktura në trup.

Vajzat janë dërguar me urgjencë drejt spitalit ushtarak të Tiranës, ku po marrin edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.  Policia ka shoqëruar të atin e 10 vjecarit, ndërsa ky i fundit nuk ka pësuar lëndime, si pasojë e aksidentit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (Foto Ilustruese)

(sg/shqiptarja.com)