Një 49 vjeçare ka përfituar mbrojtjen e policisë, pasi është dhunuar nga nipi i saj. Bëhet me dije se dy ditë më parë u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 49 vjeçaren me iniciale P.E., banuese në Berat, pasi nipi i saj, 32 vjeçari E.H., banues po në në të njëjtin qytet, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet me dije se 32 vjeçari ishte dënuar më parë për marrëdhënie seksuale me të mitura dhe ishte i pa arsimuar. Materialet për këtë rast i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
/Shqiptarja.com










