Ministri është ndalur në kompaninë “Center Albania” e cila prodhon çanta për firma të mëdha siç janë: Prada, Armani, Versaçe apo xhinse, si dhe në kompaninë “Malotex” që prodhon bianccheri për furnizimin e hoteleve në të gjithë europën, duke filluar nga çarçafët, kuvertat, jastëkët, mbulesat etj. Pasi u njoh me veprimtarinë e këtyre dy ndërmarrjeve, Ahmetaj është shprehur në një prononcim për median se të dyja fabrikat janë me një teknologji moderne dhe eksportojnë në të gjithë europën.
Gjatë një vizite në dy biznese fasone në Berat, ministri Ahmetaj tha se përmes këtij programi do tu vijnë në ndihmë bizneseve për promovimin e tyre dhe politika të tjera lehtësuse.
Ministri Ahmetaj tha se një pjesë e paketës së qeverisë ka nisur të zbatohet, si dhënies e ambienteve shtetëroreë me qira për 1 euro në vit, përshpjetimin e kohës që harxhojnë në doganë etj.
(v.gj/shqiptarja.com)