Berat, Ahmetaj:Skemat mbështetëse
kanë nxitur prodhimin dhe eksportet

Berat, Ahmetaj:Skemat mbështetëse<br />kanë nxitur prodhimin dhe eksportet
Ministri i Financave Arben Ahmetaj teksa ka qenë në Kurtalli i Urës vajgurore ka thënë se skemat mbështetëse që janë zbatuar nga qeveria kanë bërë që të rritet prodhimi dhe po ashtu edhe ekspertet.
 
Ahmetaj gjatë vizitës ka inspektuar pikat e grumbullit agro-industriale në zonën e ku ka thënë se, qëllimi i inspektimit është mënyra si po implementohen udhëzimet e nxjerra për lehtësirat në këtë sektor dhe evidentimi i problematikave të hasura.

Ai ishte i shoqëruar edhe nga deputeti Eduart Shalsi, ku kanë  bashkëbiseduar me fermerët në lidhje me implementimin e udhëzimit më të ri të nxjerrë nga qeveria nëpërmjet Ministrisë së Financave 20-ditë më parë,mbi politikat e mbështetjes së sektorit të bujqësisë dhe agrobiznesit.

Këto politika të qeverisë po funskionojnë më së miri pasi volumet e prodhimit dhe të eksportit kanë njohur rritje të konsiderueshme dhe krahas gjithë politikës që ka qeveria për pastrimin e kanaleve kulluese e vaditëse. Edhe politikat me fondin e garancisë për ta kredituar më shumë bujqësinë dhe agroindustrinë dhe politikat lehtësuese ndaj fermerit tregojnë që kanë funksionuar. Sot rimbursimi i qeverisë i TVSH-së për fermerin është 20% dhe po funksionon drejtëpërsëdrejti ndërkohë që në qëverinë e mëparshme rimbursimi imagjinar ishte 6% por nuk funksionoi asnjëherë. Rimbursimi i TVSH-së,faturat dhe transaksionet nëpërmjet bankës apo postës ishin problematikat e ngrituara një muaj më parë nga fermerët dhe grumbulliesit dhe për të zgjidhur këtë problem nëpërmjet Minsitrisë së Finacave u miratua një udhëzim që tashmë është në fuqi dhe që garanton zgjidhjen e këtyre 3 problemeve” tha ai.

Duke i’u shpjeguar fermerëve këtë udhëzim Ahmetaj është shprehur se, për pagesat KESH është bërë një zgjidhje në favor të fermerëve që të lejohen pagesat KESH në dorë prej 300 mijë lekësh (të vjetra) për Nipt në ditë gjë e cila u jep mundësinë fermerëve të vegjël që të marrin një rimbursim të menjëhershëm nga qendra e grumbullimit, pagesat deri në 1.5 milion lekë (të vjetra) bëhen me bankë ose me postë dhe mbi 1.5 milion kryhen vetëm me bankë, ndërkohë që ky udhëzim u mundëson fermerëve dhe faturimin kompjuterik.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501