Berat- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 Janar) në qytetin e Beratit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35, në aksin rrugor Berat-Dimal, në Moravë.
Shtetasi A. Tafa, 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar Lavdie Gjata, 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë).
Për pasojë të plagëve të marra, 30-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj raportohet se nuk ka probleme për jetën.
“Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia vendore.
Kurse grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.