Një 44 vjeçar, Renato Cjapi, është arrestuar nga policia në Berat.

44 vjeçari teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip motorçiklet, pa targa dhe leje drejtimi ka goditur mjetin tip Fiat që po drejtohet nga i riu 25 vjeç A.A banues në Berat.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesi i motorçikletës shtetasi Renato Cjapi.

Menjëherë pas aksidentit policia ka arrestuar drejtuesin e motorçikletës, Renato Cjapin si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit tip Fiat 25 vjeçarin A.A.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” në ngarkim të shtetasit Renato Cjapi, dhe për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” në ngarkim të shtetasit A.A.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com