Berat- Ambulanca me të sëmurin brenda përplaset me trajlerin dhe përfundon në kanal, plagosen dhe 5 persona (VD)

BERAT- Një ambulancë që drejtohej nga A.M. 58-vjeç është përplasur paraditen e sotme me një mjet tip "Trailer"me drejtues 50-vjeçarin me iniciale Z.B. në rrugën Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Otllak.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre një i sëmurë dhe një infermier A.K, 54 vjeç, dhe dy familjarë të cilët ndodheshin në ambulancë (N.A, 52 vjeç, Ll.A, 82 vjeç, A.A, 56 vjeç). Ata janë dërguar në spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

"Në rrugën Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Otllak, është përplasur një mjet tip "Trailer" me  ambulancën e Spitalit Rajonal Berat.

Për pasojë janë dëmtuar 5 shtetasit të cilët ndodheshin në ambulancë të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm