BERAT – Sot në Berat rreth orës 17.30 nga ana e Strukturave të Drejtorisë Policisë së Qarkut Berat u bë ndalimi i shtetasit Ari Kujtim Jemini, 26 vjeç, banues në Fier, me gjendje gjyqësore “i padënuar më parë”.
 
Ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë për arsye se ky shtetas ka trafikuar për një periudhë prej tre vjet e gjysmë shtetasen me iniciale S.Q, 25 vjeçe, banuese në Berat, në shtetet Greqi, Itali dhe Gjermani me qëllim përfitimi.
 
Materialet iu refruan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “trafikim femrash“, parashikuar nga neni 114/b të Kodit Penal.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)