BERAT - Policia e Beratit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Durrahu” në sajë të të cilit ka rënë në pranga një 35-vjeçar nga qytetit i Durrësit. I arrestuari është shtetasi Rasim Taqe dhe ndalimi i tij u bë pasi me datë 3 korrik 2013, gjykata e Beratit i kishte dhënën masën e sigurisë “arrest me burg” për vepren penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim”.

Hetimet nga ana e prokurorosë dhe policisë së Beratit ndaj tij dhe bashkëpunëtorve të tij kishin filluar në fund të vitit të kaluar. Një sasi lënde narkotike prej 120 dozash heroinë dhe dy aparate celularë janë sekuestruar nga policia nën cilësinë e provës materiale.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)