BERAT - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë besim tek marrja e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pasi rekomandimet e BE-se, kanë qenë të qarta. Kjo ka qenë deklarata që Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Arvizu, ka bërë nga qyteti i Beratit, ku ka inspektuar i shoqëruar nga kryetari i Parlamentit dhe ministri Naco, punimet që po kryhen në pedonalen e qytetit.
 
“SHBA shpreson shumë që Këshilli të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Zgjerimit, pasi ato ishin shumë të qarta. Shpresoj që ne dhe europianët të ndihmojmë, që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Madje do të kryqëzojmë gishtat që kjo gjë të ndodhë”, tha ambasadori Arvizu.
 
Arvizu gjithashtu vuri në dukje potencialet turistike të Beratit,  ndërsa shpreson në rivitalizimin e resurseve që kjo zonë ofron. 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)