Berat, banorët e Lumasit kallëzojnë në SPAK për shpërdorim detyre kryeinspektorin e IKMT-së në Tiranë: Po lejon të dëmtohet Kanioni i Sinecit

Berat, banorët e Lumasit kallëzojnë në SPAK për shpërdorim detyre kryeinspektorin e IKMT-së në Tiranë: Po lejon të dëmtohet Kanioni i Sinecit

Banorët e Lumasit

BERAT- Banorët fshatit Lumasit i janë drejtuar edhe sot Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku kanë kallëzuar penalisht për "shpërdorim detyre" kryeinspektorin pranë IKMT Tiranë, Albert Zybeja. Sipas banorëve, Zybeja nuk ka vijuar procedurat e mëtejshme ligjore dhe po mundohet të zhbëjë procesverabalin e IMT Elbasan, për të mbrojtur kryebashkiakun Kuçovës Kreshnik Hajdari dhe Pëllumb Salillarin.

Kallëzimi penal i banorëve të Lumasit u krye mesditën e sotme, pas takimit që një përfaqësi e banorëve kreu me Kryenspektorin Zybeja, ku mësuan se nuk është marrë asnjë masë prej tij për pezullimin e punimeve në kanionin e Sinecit, pas akt-konstatimit të shkeljeve nga IKMT Elbasan.

Në kallëzimin penal të firmosur sërish nga 123 banorët e Lumasit kërkohet ndjekje penale për "shpërdorim detyre" për kryeinspektorin pranë IKMT Tiranë, Albert Zybeja, i cili sipas banorëve duke mos marrë asnjë masë po lejon që të vazhdohet të punohet dhe të dëmtohet Kanioni i Sinecit në mënyrë kriminale, e cila është Zonë e Mbrojtur.

Sipas banorëve, duke qenë se kryeinspektori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas u njoh me relacionin e shkeljeve ligjore të konstatuara nga 3 inspektorët e IKMT-së Elbasan, duhet të vazhdonte procedurat e mëtejshme ligjore, duke marrë masa për pezullimin e punimeve në burimin e Sinecit dhe gjobitjen e firmës.

Në kallëzimin penal të 123 banorëve të Lumasit thuhet se, kyeinspektori Zybeja, jo vetëm që nuk ka vijuar me procedurat e mëtejshme ligjore, por po mundohet të zhbëjë procesverabalin e mbajtur nga ana e 3 inspektoreve të IMT Elbasan, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari,i cili ka lejuar të ndërtohet në një zonë të mbrojtur pa marrë më parë edhe leje as nga Baseni Ujor Shkumbin Seman.

Në kallëzimin penal thuhet po ashtu se, nga ana e këtij kryeinspektorit, jo vetëm që nuk është vijuar me procedurat e mëtejshme ligjore por ai po mundohet të manipulojë provat duke ngritur një tjetër grup pune me qëllimin e vetëm të manipulimit të provave për fshehje të fakteve dhe provave,të cilat dëshmojnë qartë se në burimin e Sinecit po ndërtohet në mënyrë kriminale.

Pak ditë më parë, pas inspektimit të kryer nga IMT Elbasan, u konstatua se në zonën e Sinecit janë kryer shkelje të rënda. Inspektorët ushtruan kontroll në bashkinë Kuçovë dhe në kantierin e ndërtimit në Kanionin e Sinecit (monument natyre) dhe konstatuar kundravajtjet ligjore: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë