Berat, Basha: Do ikësh Edi Rama
mos u kap pas pantallonave të mia

Berat, Basha: Do ikësh Edi Rama<br />mos u kap pas pantallonave të mia
BERAT- Kryetari i PD-SË, Lulzim Basha, ishte i pranishëm sot në Berat në një takim elektoral, nga ku i është përgjigjur edhe Kryeministrit Rama, i cili tha sot në Kashar “ nëse doni votoni balenën blu”. Ai tha se Rama duhet ti vë fre gjuhës se me 25 qershor do ta ndëshkojë populli me votë.

Në ditët e fundit, Tama dhe sementë e tij gjetën të bëjnë humorë me një lojë të zezë. Ndaj humorit të zi Rama vëri fre gjuhës se me 25 qershor do marrësh ndëshkimin popullor me votë. Nuk të lejoj te sillesh si kloun në Shqipëri dhe të pretendosh se nuk je autori i njëmijë të zezave në Shqipëri.

Do ikësh Edi Rama mos u kap kot pas pantallonave të mia. Do largohesh me votën e shqiptarëve. Askush nuk t’i harron 4 vite të shkatërrimit. 4 vite e zbraze Shqipërinë dhe sot 56% e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria. Atij vetëm 5 minuta do ti bjerë të fikët për 5 minuat përpara meje, nga gënjeshtrat e tij, ndaj nuk pranoi debat me mua" tha Basha.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset