Berat, Berisha: Do subvencionojmë
energjinë elektrike për pensionistët
Partia Demokratike po zhvillon një miting në Berat. Berisha ka ftuar qytetarët të ecin përpara në rrugën e mirëqenies. "Do subvencionohet plotësisht energjia elektrike për pensionistët dhe transporti i tyre urban dhe interurban", premtoi Berisha.
BERAT - Partia Demokratike po zhvillon një miting në Berat. Fjalën i pari e mori ministri i Teknologjisë dhe Informacionit, Genc Pollo. Ai theksoi se “ne kemi rrugë të qartë, kemi rrugën për integrimin europian, për më shumë shkolla, spitale, Boshtin e Jugut”. Ndërsa Berisha ka ftuar qytetarët të ecin përpara në rrugën e mirëqenies: "Nga ndërtimet në infrastrukturë do ketë rritje punësimi", theksoi Berisha, duke premtuar edhe që "do subvencionohet plotësisht energjia elektrike për pensionistët dhe transporti i tyre urban dhe interurban".
POLLO: FUSHATË DERË MË DERË Pollo u shpreh se "dje u inagurua tuneli dhe në 2 vjet Boshti i Jugut do shkojë deri në Memalij dhe Gjirokastër. Kemi gazsjellësin TAP, që kalon në Berat dhe do hapë 20 mijë vende pune dhe me lobim të kryeministrit pritet të miratohet. Kemi bujqësi të rilindur për shkak të subvencioneve".
Pollo shtoi se "për njerëz si Edi Rama nuk ka dritë në fund të tunelit'. Pollo u bëri thirrje demokratëve "një fushatë derë për derë, kokë më kokë për të bërë bashkë me strukturat demokratike". “Do bëj gjithçka për Berat të zhvilluar, për një Shqipëri europiane”.
BERISHA: NE MBAJMË PREMTIMET TONABerisha ka ftuar qytetarët të ecin përpara në rrugën e mirëqenies. "Në infrastrukturë do ketë rritje punësimi", premtoi Berisha. Ai premtoi rroga minimale 350 dollarë, rrogë mesatare dhe për mësuesit 700 dollarë dhe pensione minimale 150 dollarë. "Do subvencionohet plotësisht energjia elektrike për pensionistët dhe transporti i tyre urban dhe interurban.
"Ftoj pensionistët të ecim përpara me projektin tonë. Ne mbajmë premtimet tona", tha Berisha. Ai u bëri thirrje emigrantëve, se "çdo projekt i tyre në bujqësi, blegtori do financohet falas për suksesin e tyre". Berisha ka premtuar rritje të turizmit në Berat dhe përmirësim të infrastrukturës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.5%
-
Të gabuar
68.9%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët
27 Nëntor, 21:04
-
Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument
27 Nëntor, 20:40
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
‘Je plagosur me çadër’, gazetari Mahmutaj tregon në Report Tv shantazhet për 21 janarin: U thash stop manipulimeve, ja si veprova
27 Nëntor, 20:00
-
Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat
27 Nëntor, 19:39
-
Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët
27 Nëntor, 19:37
-
Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 efektivë, njëri prej tyre ish shefi policie në Theth, sot pjesë e RENEA-s (EMRAT)
27 Nëntor, 19:25