BERAT - Sëmundja e brucelozës shfaros 422 krerë bagëti të imta në qarkun e Beratit. Kjo është shifra e këtyre dy viteve të fundit në fshatrat Tozhan,Tërpan, Plashnik 2 e Sinjë në rrethin e Beratit dhe Potom, Grepckë e Qendër në rrethin e Skraparit.
Qarku i Beratit ka gjithsej 220 mijë krerë bagëti të imta; janë gjurmuar vetëm 27% e tyre ose rreth 40 mijë krerë për shkak të terrenit të thyer e shumë larg nga qendrat e kontrollit veterinar.
Sipas një specialisti të fushës, I.Mimani, me gjithë masat e marra, ende mbetet prezent rreziku i përhapjes dhe transmetimit të kësaj sëmundjeje të rrezikshme për jetën e njerëzve. Sepse tek konsumatori shkon produkt mishi e bulmetrash të pakontrolluara, që janë burim infeksioni për qytetarët. Sipas tij, një nga shkaqet e moskontrollit të mishit mbetet mungesa e thertoreve të licensuara, por edhe lëvizja e tregtimi i pakontrolluar i bagëtive nga njëra zonë në tjetrën dhe nga njeri rreth në tjetrin.
Mimani sqaron se mungesa e matrikullimit total të bagëtive të imta do të jetë një mundësi për t’i patur ato në kontroll të vazhdueshëm. Por, që ky proces i nisur me inisiativën e qeverisë dy vjet më parë, dështoi për arsye ende të pa shpjeguara.
Ndërsa, njerëz të prekur nga kjo sëmundje në qarkun e Beratit ka pasur rreth 20; gjatë këtyre viteve, ata janë paraqitur në klinika, ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com